Politike

LAJMI I FUNDIT/ Vasili dhe Bylykbashi kërkojnë sërish takim: Nesër duam mbledhje të Këshillit Politik

21 Shtator 2020, 17:51 Nga DOSJA
LAJMI I FUNDIT/ Vasili dhe Bylykbashi kërkojnë sërish takim:

TIRANE– Opozita e Bashkuar kërkon mbledhjen nesër të Këshillit Politik në orën 12:00.

Oerd Bylykbashi nga PD dhe nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili në një kërkesë të përbashkët, i propozojnë maxhorancës mbledhjen e Këshillit Politik.

Te nderuar kolege:

Ne vijim te mbledhjes se dites se premte, dt. 18.09.2020, kerkojme mbledhjen e Keshillit Politik per neser, e marte dt. 22.09.2020, per ne ora 12.00.

Me respekt,
Oerd Bylykbashi
Petrit Vasili

Këshilli Politik sërish është në ngërç për hapjen e listave. Opozita kërkon një hapje 100% dhe mosprekje të koalicioneve, e po ashtu marrjen e ekspertizës nga OSBE/ODIHR. Por PS dorëzoi të premten një draft të ri me propozime, ku sugjerohet hapja 100% e listave, por nga ana tjetër sanksionohet se është kreu i partisë ai që rendit emrat në listë, dhe se kandidatët që janë poshtë renditjes preferenciale të kryetarit duhet të mbledhin një numër votash, i cili është më i lartë se ai që i duhet partisë që të nxjerrë një mandat në një qark të caktuar.

Kjo solli bojkotin e KP nga opozita dhe palët janë sërish larg konsensusit.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike keshilli poltik keshilli poltik

Sondazh

Poll

Politike 21 Shtator 2020, 13:51

TIRANË- Ambasadori i Britanisë së Madhe Duncan Norman ditën e sotme është takuar me drejtuesen Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj.Ka qenë Norman ai q...