Politike

A do mund të votojnë emigrantët në 25 prill 2021? Bylykbashi sqaron: E ka qeveria në dorë, duhet të ketë një regjistër

21 Shtator 2020, 19:40 Nga DOSJA
A do mund të votojnë emigrantët në 25 prill 2021? Bylykbashi

TIRANE-Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi ka folur në emisionin “5 pyetjet” nga Babaramo në Report Tv për mosmarrëveshjet me mazhorancën për hapjen e listave lidhur me reformën zgjedhore.

Gjatë intervistës ai u pyet në lidhje me emigrantët, se si mund të votojnë e nëse ndodh kjo gjë, ku do të numërohen votat e tyre.

Bylykbashi u shpreh se votimi i emigrantëve është hap i madh por që e ka në dorë qeveria. Ai shton më tej se duhet të ketë një regjistër për emigrantët që të regjistrohen në qytetin ku ndodhen. Më pas ata mund ti kërkojnë KQZ-së materialin e votimit që më pas ta dorëzojnë në kohë.

‘Për votimin e emigrantëve, duhet rishikuar Kushtetuta. Ka mekanizma, e ka qeveria në dorë. Duhet të ketë një regjistër për emigrantët që të regjistrojnë vendbanimin, vendin apo qytetin ku janë. Pastaj mund ti kërkojnë KQZ-së materialin që më pas ta postojnë në kohë me postë apo mënyrë tjetër. Regjistri kombëtar i emigrantëve është krijuar me ligj në 2015, ky regjistër nuk është krijuar asnjëherë e për rrjedhojë është penguar mundësia që të regjistrohen. Ishte problemi i KQZ-së që nuk garantoi një sistem’– u shpreh Bylykbashi.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike oerd bylykbashi oerd bylykbashi

Sondazh

Poll

Politike 21 Shtator 2020, 13:51

TIRANË- Ambasadori i Britanisë së Madhe Duncan Norman ditën e sotme është takuar me drejtuesen Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj.Ka qenë Norman ai q...