Politike

Fushata dhe zgjedhjet para, Rama nuk lejon gabime! Paralajmëron shkarkime: Ata që nuk punojnë…

21 Shtator 2020, 16:35 Nga DOSJA
Fushata dhe zgjedhjet para, Rama nuk lejon gabime! Paralajmëron shkarkime:

TIRANË– Zbulohen porositë që kryeministri Edi Rama u ka dhënë socialistëve gjatë dy orë mbledhje që u zhvillua pasditen e sotme. Burime të Dosja.al bëjnë me dije se numri një i socialistëve ka paralajmëruar shkarkime për të gjithë ata që nuk punojnë me qytetarët. Në fjalën e tij, Rama ka vënë theksin në vazhdimësinë e takimeve me qytetarët për të rikuperuar “pikët” që mund të jenë humbur.

“Nuk do lejohen në krye të institucioneve ata që nuk punojnë. Rishikim të drejtuesve të institucioneve që nuk kanë kryer punën. Analiza për punën e drejtuesve të institucioneve. Evidentoni drejtorët që nuk iu kanë ofruar shërbim qytetarëve,“-mësohet se është shprehur Rama. 

Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e sotme një takim me drejtuesit e qarqeve në selinë e Partisë Socialiste me të cilët ka diskutuar rreth organizimit të zgjedhjeve që do të mbahen më 25 Prill 2021. Gjatë takimit, Rama caktoi Ardian Çelën në pozicionin e koordinatorit të qarkut të Durrësit. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama mbledh drejtuesit ne seli edi rama rama mbledh drejtuesit ne seli

Sondazh

Poll

Politike 21 Shtator 2020, 13:51

TIRANË- Ambasadori i Britanisë së Madhe Duncan Norman ditën e sotme është takuar me drejtuesen Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj.Ka qenë Norman ai q...