Politike

Kërkoi mbledhjen e Këshillit Politik, Bylykbashi: Opozita e Bashkuar nuk ka pse të propozojë një draft, i përmbahemi ligji

21 Shtator 2020, 19:47 Nga DOSJA
Kërkoi mbledhjen e Këshillit Politik, Bylykbashi: Opozita e Bashkuar

TIRANE– Oerd Bylykbashi deklaroi mbrëmjen e sotme në emisionin “5 pyetjet” nga Babaramo se Opozita e Bashkuar nuk ka pse të propozojë një draft për kandidatët për deputetë por i qëndrojnë marrëveshjes në fuqi.

Bylykbashi u shpreh se kryeministri Edi Rama po përpiqet të ndryshojë rregullat e garës për kundërshtarin, pasi kërkon të minimizojë sa më tepër humbjen që do të pësojë në zgjedhjet e ardhshme.

“Drafti ynë është ligji që është në fuqi. Ka dy nene specifike që është me konsensus dhe që e arritëm në këshillin politik. Ne mbështesim ligjin në fuqi. Ka rënë teza tjetër e Edi Ramës. A mund t’i ndryshohen rregullat kundërshtarit se ti ke letrat në dorë vetëm pak muaj përpara zgjedhjeve. Ne jemi përpara ndryshimeve të rregullave kur ODIHR thotë që mos guxoni ta bëni. Rama është i trembur nga gropa ku ka rënë qeverisja e tij. Oferta e opozitës nuk është në gjendje ta pranojë. Kupton që kjo është baraz me humbjen. E gjithë tentativa është se si të zvogëlojë humbjen. Kur ne flasim me ta për parimet e procesit zgjedhor, ne kemi të bëjmë me ata që i kanë themeluar. Ligji zgjedhor nuk është mirë që të ndërrohet shpesh” – tha Bylykbashi.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike oerd bylykbashi oerd bylykbashi

Sondazh

Poll