Aktualitet

Rikthehen radhët në Kapshticë/ Mbi 50 emigrantë në pritje për shkak të formularit, qytetari: Kam dy ditë këtu, pagova 1

21 Shtator 2020, 08:09 Nga DOSJA
Rikthehen radhët në Kapshticë/ Mbi 50 emigrantë në

KAPSHTICË– Ditën e sotme një grup i madh njerëzish janë bllokuar në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës për shkak të mos plotësimin e formularit për koronavirusin. Mësohet shkak për bllokimin është bërë barcodi i formularit, i cili sipas autoriteteve greke duhet të jetë personal për secilin, ndërsa agjencia e udhëtimit e ka nxjerrë një për të gjithë.

I lodhur nga pritja një qytetar është shprehur për Oranews se ka dy ditë që po qëndron në Kapshticë së bashku me familjen pavarësisht se ka paguar për tamponin e Covid-19 dhe për aplikimin.

Kemi dy ditë këtu, jam nga Gramshi, i kemi paguar me tamponë dhe aplikim.Nuk po kalojmë dot për shkak të aplikimit.Unë e kam të saktë. Çdo sistem i doganës është i barabartë, në aplikim e kam në doganën e Maqedonisë në kufi me grekun. 150 euro tamponi bashkë me aplikimin. Pronari në Selanik thotë nuk ka lidhje, mjafton të mos ketë koronavirus. Jam punonjës sezonal, vetë i pesti në familje.”– ka thënë qytetari.

“Jemi për Kapshticë, na kanë kthyer.”- ka thënë një qytetar tjetër.

Ndërkohë mësohet se  pas një diskutimi të doganës shqiptare me atë palën greke, u ra dakord për të kaluar edhe sot emigrantët. Tashmë në doganë ndodhet edhe Krimi Ekonomik.

Qytetarët që janë bllokuar në Kapshticë  rikujtojnë “tmerrin” e krijuar gjatë muajit gusht ku radhët shkuan deri në 25 kilometra e për disa ditë me rradhë emigrantët që kërkonin të largoheshin drejt Greqisë u torturuan në pikun e vapës. Gjithashtu gjatë atyre ditëve gjeti vdekjen edhe një i mitur të cilin e përplasi me forcë ambulanca, teksa po dërgonte në urgjencë një tjetër pacient të sëmurë.

 A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet radhe serish ne kapshtice 21 shtator radhe serish ne kapshtice 21 shtator

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Shtator 2020, 07:43

TIRANË– Fisnik Syla, biznesmeni që u arrestuam e Fjolla Morinën dhe Fitim Muji, shoferi i kësaj të fundit që gjithashtu u vu në pranga, kanë deklarua...

Aktualitet 21 Shtator 2020, 06:12

KAVAJË– Personi që po shikoni në foto, është Rizan Aliu, personi që është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit për plagosje. Ai akuzohet se ka qëlluar ...