Aktualitet

E RËNDË në Berat/ Furgoni del nga rruga dhe përplas dy shitësit e qumështit me biçikletë, të plagosurit, rëndë në sp

21 Shtator 2020, 07:31 Nga DOSJA
E RËNDË në Berat/ Furgoni del nga rruga dhe përplas dy

BERAT– Dy persona, të identifikuar si Sotir Avrami, 68-vjeç dhe Spiro Veshi, 63-vjec kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë shtruar në spitalin e Beratit, si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin Berat-Poshnje.

Dy të plagosurit, ishin me biçikleta dhe po qëndronin buzë rrugës në Poshnje, duke shitur qumësht, në momentin që janë përplasur nga një furgon. Mjeti me targa AA 374 NT ka dalë nga rruga dhe ka përplasur dy personat që ndodheshin krah saj.

Për pasojë, 63 dhe 68 vjeçari janë plagosur rëndë dhe janë dërguar në spitalin e Beratit. Drejtuesi i furgonit është vënë në pranga. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet që sollën këtë aksident.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne berat berat sotir avrami spiro veshi aksident ne berat berat sotir avrami spiro veshi

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Shtator 2020, 06:12

KAVAJË– Personi që po shikoni në foto, është Rizan Aliu, personi që është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit për plagosje. Ai akuzohet se ka qëlluar ...