Aktualitet

21 Shtator 2020, 06:12 Nga DOSJA

KAVAJË– Personi që po shikoni në foto, është Rizan Aliu, personi që është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit për plagosje. Ai akuzohet se ka qëlluar me thikë dhe se ka rrahur në mënyrë barbare, Besnik Çelmetën në Kavajë.

Gjithçka ndodhi në një lokal në këtë qytet, në prani të të gjithë klientëve, dhe mbi të gjitha, të një vajze të vogël. Dje u publikuan edhe pamjet e tmerrshme të ngjarjes, ku shihej se si Aliu, futej me vajzën e vogël përdore në lokal, rreh Çelmetën dhe del që aty me ‘kokën lart’ dhe pa u ngacmuar nga askush.

Për ngjarjen në fjalë Policia e Shtetit thotë se po e kërkon, ndërkohë nipi i të plagosurit ka hedhur akuza mbi ta. Ai ka deklaruar se nuk është bërë asgjë në lidhje me këtë ngjarje dhe se madje ka qenë një efektiv që i ka thënë autorit të plagpsjes që të largohej që aty pas krimit që bëri.

Besnik Çelmeta tashmë ka lënë spitalin dhe ndodhet në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore, por është në pritje të vendosjes së drejtësisë.

Momenti i ngjarjes:

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet besnik çelmeta rizan aliu besnik çelmeta rizan aliu

Sondazh

Poll