Pronar i 5 hoteleve në Belgjikë dhe Presidenti i një ekipi futbolli, kush është biznesmeni Besnik Syla që shoqëronte Fjol
21 Shtator 2020, 07:12Nga DOSJA
TIRANË– Fisnik Syla, një nga personat që shoqëronte Fjolla Morinën, kur kjo e fundit u arrestua me armë në pikën kufitare të Morinës, është një emër mjaft i njohur në një qytet të Belgjikës.
Ai është djali i Agim Sylës, një shqiptaro-kosovar që ka emigraur në Belgjikë, kur Fisniku ishte vetëm një fëmijë. Tashmë, Agimi, bashkë me dy djmetë e tij, menaxhojnë dhe kanë në pronësi pesë hotele në Sint-Niklaas të Belgjikës, T Goe Gevoel, Hôtel De Ville, De Gouden Arend, La vita è bella dhe snack bar Pic Nic.
Bashkëm e familjen, Fisniku ka edhe organizatën jofitimprurëse “Ardhmëria” në Nieuëstraat, e cila është një nga disa shoqatat në Flanders që janë angazhuar për fatin e kosovarëve shqiptarë në Belgjikë.
Vetëm 29 vjeç, Syla është edhe Presidenti i klubit të futbollit KF Gerda.
Në një intervistë, një vit më parë, ai tregonte se si i ishte futur edhe politikës, duke u kandiduar në zgjedhje komunale nga CD&V. ndër të tjera Besniku shprehej se e konsideron veten 100% belg.
“Unë jam nga Kosova, jam kosovar shqiptar. Unë isha tetë vjeç kur arritëm në Belgjikë me familjen tonë menjëherë pas luftës. Ne jemi njëqind për qind belg. Tani jam i martuar dhe kam dy fëmijë. Kjo është e ardhmja jonë. Ne gjithashtu duam t’i japim diçka përsëri Belgjikës dhe Sint-Niklaas. Ne jemi me rreth 1.500 shqiptarë dhe kosovarë në Sint-Niklaas. Ne bëjmë gjithçka së bashku, si familje, me babanë tim Agimin, vëllanë tim Fatosin, nënën time dhe me gruan time natyrisht,”- shprehej Syla.
Ai tashmë është në burg, pasi u vu në pranga me Fjolla Morinën dy ditë më parë. Bashkë me ta u arrestua edhe Fitim Muji, i cili është shoferi i këngëtares. Pritet që të tre të dalin para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
GJERMANI– Virusi nuk është aspak i rrezikshëm! Industria farmaceutike dëshiron të fitojë me pandeminë. Të rinjve nuk u ndodh asgjë! Në demonstratat e Coro...
TIRANË– Dy personat me të cilët këngëtarja Fjolla Morina ishte brenda automjetit të llojit ‘AudiQ7’, kur u prangos janë Fitim Muji dhe Fisnik Syla. Vetë kë...
SARANDË– Një infermiere, 57 vjeçe me inicialet A.R., ka mbetur e plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja e rëndë...
Aktualitet21 Shtator 2020, 06:12
KAVAJË– Personi që po shikoni në foto, është Rizan Aliu, personi që është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit për plagosje. Ai akuzohet se ka qëlluar ...
TIRANË– Një oficer policie në kryeqytet është kërcënuar përmes rrjeteve sociale nga një i ri tashmë i vendosur nën hetim nga prokuroria. I dyshuari identit...
TIRANË–Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al, Ballkan web, Panorama.com, Fax web dhe Abc News kanë në...
RROGOZHINË– Vrasja e Klevis Kapllanit, disa ditë më parë në Rrogozhinë është pranë zbardhjes. Mësohet se arma e gjetur pak metra larg vendit ku u vra 33-vj...
SHKUP– Në rrjet u bë virale videoja ku një grup të rinjsh nga Maqedonia e Veriut ofenduan shqiptarët duke thënë: Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur! Por ...