Aktualitet

Zbardhen EMRAT/ Këta janë dy personat me të cilët ishte brenda “Q7”-s Fjolla Morina, këngëtarja: Ja kush ma dha armën

21 Shtator 2020, 06:39 Nga DOSJA
Zbardhen EMRAT/ Këta janë dy personat me të cilët ishte

TIRANË– Dy personat me të cilët këngëtarja Fjolla Morina ishte brenda automjetit të llojit ‘AudiQ7’, kur u prangos janë Fitim Muji dhe Fisnik Syla. Vetë këngëtarja, përmes dëshmisë së dhënë përpara grupit hetimor, ka dhënë detaje mbi personat me të cilët ishte në makinë, ditën që u ndalua në pikën kufitare të Morinës, dhe u vu në pranga pasi në çantë iu gjet një armë zjarri.

Ju deklaroj se jam nisur nga Kosova, me makinën time, për në Tiranë pasi kam për të bërë muzikë, dhe në makinë kam pas me vete edhe persona të tjerë. Ata janë Fitim Muji, i cili është shoferi im dhe Fisnik Syla, i cili është shoku im. U futëm në Pikën Kufitarë të Kontrollit të Morinës rreth orës 02:10 minuta dhe gjatë kontrollit më kanë gjetur pistoletën në çantë dhe fishekët në makinë.

Këtë pistoletë e kam pasur në njërën prej çantave, se kam tre-katër çanta me vete, se jam nisur në Tiranë për këngë dhe këtë e kam pas prej kohësh. Armën ma ka bërë dhuratë dikush. Një miku im nga Gjermania, i cili sot nuk jeton më. Personat që ishin me mua në makinë nuk e dinin se unë kam pistoletë, pasi as vetë nuk e kam ditur se e kam në çantë pistoletën, e kisha harruar,”- ka thënë Morina në deklaratën e saj.

Këngëtarja nga Kosova, Fjolla Morina u arrestua para dy ditësh, pasi iu gjet një amrë zjarri në çante, fishekë dhe një armë lodër e llojit çakmak. Ajo u vu në pranga dhe sipas akuzës së ngritur ‘trafik armësh në bashkëpunim’, rrezikon deri në 20 vite burg. Pas arrestimit këngëtarja përfundoi në spital, për shkak se nuk po ndihej mire, por pak orë më vonë e rikthyen në qeli. Mbetet për t’u parë se si do të shkojë çështja e këngëtares deri në fund.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet fjolla morina fisnik syla fitim muji arrestohet fjolla morina fisnik syla fitim muji

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Shtator 2020, 06:12

KAVAJË– Personi që po shikoni në foto, është Rizan Aliu, personi që është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit për plagosje. Ai akuzohet se ka qëlluar ...