Aktualitet

‘Zemër, e di që u trishtove’, shefja e Spitalit Infektiv nuk shkon tek ditëlindja e vajzës: Duhet t’u shërbej

20 Shtator 2020, 19:14 Nga DOSJA
‘Zemër, e di që u trishtove’, shefja e Spitalit Infektiv

TIRANË- Shefja e Spitalit Infektiv, Najada Çomo ka munguar në ditëlindjen e vajzës së saj por ka zgjedhur që ta urojë në rrjetet e saj sociale.

Përmes një postimi në Facebook, Çomo shkruan fjalë prekëse për vajzën e saj, e cila sipas saj është trishtuar për mungesën e të ëmës në ditën e saj të lindjes.

“Zemër, e di që u trishtove që nuk erdha, edhe për 1 orë në festën për ditëlindjen tënde që është më e bukura për mua, por e mbyllur në dhomë vetëm, sigurisht me lot, plot! Mendova që duhet t’i shërbej pacientëve Covid, Ju lashë vetëm e di,, ty edhe babin,,, E bukur , Greis, Vetëm Vite të Bukura, të uroj në Jetë, Mami të do Shumë,”- shkruan Çomo në rrjetet sociale.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet najada çomo najada çomo

Sondazh

Poll