Aktualitet

Dosja ‘Shën Mëri 2020’ me 23 persona të pandehur/ 5 kokat e grupit kërkojnë lirimin nga burgu, prokurorja do me

20 Shtator 2020, 19:39 Nga DOSJA
Dosja ‘Shën Mëri 2020’ me 23 persona të pandehur/ 5

KUKËS– “Shën Mëri 2020” ka vendosur në pranga 23 persona, të cilët akuzohen si kultivues të kanabisit në zonë. Gazetari Elton Qyno ka bërë me dije detaje nga dosja hetimore duke publikuar edhe të dhëna lidhur me të pandehurit, rolin e tyre në grup dhe përplasjen mes Prokurorisë dhe Gjykatës së Rrethit.

Të pandehurit kryesorë të kësaj çështje janë Kreshnik Murataj, Beqir Murataj, Arben Tuci, vëllai i bashkiakut të Fushë-Arrëzit Fran Tuci, Sali Kovaçi pronar parcele, si dhe disa punëtorë e transportues droge, por dhe tre efektivë të policisë së Kukësit si Arben Kalaja, Ramiz Cena dhe Naim Kadiu. Mes të arrestuarve të tjerë është dhe Shkëlqim Skacaj, Sali Kovaçi, Zamir Myftari, Floriand Myftaraj, Pal Përgjergji, Ramiz Cenaj, Naim Kadiu, Akil Buna nga Kruja, Arben Bejko nga Gjirokastra, Durim Vata, Besart Dreni, Tarzan Veseli, Besnik Coka, Petrit Pashku, Benard Kordhaku, Shpëtim Topuzi, Zejnel Mece, Ardiatik Hoxha dhe Rezart Tahiri.Të gjithë akuzohen për: “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Kultivim të lëndëve narkotike”, “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municioneve” dhe “Shpërdorim detyre”.

Bie në sy emri i Arben Tucit, i cili njihet nga policia si kontingjent kriminal pasi ka qënë dënuar më parë me 7 vite burgim për akuzën e “trafikut të narkotikëve”.  Në këtë dosje Arben Tuci besohet se luan rolin e gjetjes së klientëve për të blerë drogën, ndërsa të pandehurit e tjerë Kreshnik Murataj dhe Shkëlqim Skaçin, kanë qenë drejtues të grupit të kultivuesve, megjithatë nuk kanë financuar asgjë. Hetimet e prokurorisë vijojnë për të zbuluar se cilët i financuesit e këtij aktiviteti kriminal.

Pvarësisht akuzave, 5 nga të pandehurit kryesorë: Durim Vata, Kreshnik Murataj, Bernard Kërdhaku, Arben Tuci dhe një tjetër kanë kërkuar lirimin nga qelia duke pretenduar ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në një masë më të butë sigurimi. Megjithatë kërkesa e tyre ende nuk është shqyrtuar. Kjo pasi mes prokurores së çështjes dhe gjyqtarit të caktuar ka lindur një konflikt. Hetuesja Rita Gjati ka kërkyar përjashtimin e gjyqtarit Sami Ujkashi, pasi ky i fundit ka qenë si person në hetim për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, pikërisht nga prokurorja.

Hetimi për këtë çështje ka nisur qysh prej vitit 2018 dhe çoi në arrestimin e 23 personave nga zona e Kukësit, Pukës, Krujës dhe Lezhës, të cilët kundrejt shumave të parave që jepnin policëve merrnin garanci për të mbjellë parcela me kanabis në zona të thella të Pukës dhe Kukësit.

Personat e marë të pandehur nga prokuroria

Kreshnik Murataj          Organizatori kryesor i grupit

Beqir Murataj                Babai i Kreshnik Murataj

Shkëlqim Skaçaj

Sali Kovaçi                    Pronar i disa parcelave me kanabis

Arben Tuci                    Vëllai i bashkiakut të Fushë-Arrëzit Fran Tuçi

Zamir Myftari                Transportues i drogës

Floriand Myftaraj

Pal Pergjergji

Akil Buna                   Punëtor në parcelat e kanabisit

Arben Bejko

Durim Vata                 Pronar i disa parcelave me drogë

Besart Dreni

Tarzan Veseli

Besnik Coka

Petrit Pashku

Benard Kordhaku         

Shpëtim Topuzi

Zejnel Mece

Ardiatik Hoxha

Rezart Tahiri

Arben Kalaja                   Punonjës policie në Tiranë

Ramiz Cena                    Punonjës policie në Kukës

Naim Kadiu                    Oficer i Policisë gjyqësore

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet operacioni shën mëri 2020 operacioni shën mëri 2020

Sondazh

Poll