Politike

Gjiknuri rikthen ‘çunat problematikë’, flet hapur: S’më bezdis fare si shprehje, kështu u thonë edhe prindërit fëmi

19 Shtator 2020, 19:10 Nga DOSJA
Gjiknuri rikthen ‘çunat problematikë’, flet hapur:

TIRANË– Ish-ministri Damian Gjiknuri foli sërish për “çunat problematikë”, që dolën nga përgjmet e dosjes së Dibrës. I ftuar në News 24, moderatorja Nisida Tufa e pyeti Gjiknurin nëse e bezdis kjo frazë dhe Gjiknuri e mohoi këtë gjë.

Ai u shpreh se kjo është një shprehje që përdoret nga 90% e shqiptarëve, madje sipas tij edhe prindërit e përdorin për ndonjë fëmijë pak më problematik që kanë.

 “Nuk më bezdis fare, sepse këtë shprehje e përdor 90% e shqiptarëve, për arsye nga më të ndryshme, qoftë edhe prindërit kur një fëmijë mund ta kenë pak më problematik se tjetrin. Politikanët maten nga veprat, jo nga akuzat që iu bëhen. Sa më shumë je i besuar politik apo në qendër të vendimmarrjes, aq më shumë akuza do të kesh. Politikani duhet të mësohet me këto. Kështu që nuk më bëjnë përshtypje fare. Për gabimet e mia flasin vetëm organet e drejtësisë,”– tha Gjiknuri.

Në përgjimet edosjes 184” të publikuara nga “Bild”, Gjiknuri në atë kohë ministër i Energjitikës dëgjohej teksa bisedonte me Imer Lalën, Robert Agën dhe Bekim Krashin, dhe festonin rezultatin spektakolar që PS arriti në Dibër në zgjedhjet lokale të 2016, me shprehjen: Tërmet, tërmet! Aty dolën edhe çunat problematikë që iu ‘kaluan’ Gjiknurit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike damian gjiknuri damian gjiknuri dhe cunat problematike damian gjiknuri damian gjiknuri dhe cunat problematike

Sondazh

Poll