Aktualitet

“Terror” në bregdetin italian/ Ishte në plazh, shqiptari qëllohet me armë zjarri nga dy persona të maskuar

20 Shtator 2020, 12:49 Nga DOSJA
“Terror” në bregdetin italian/ Ishte në plazh, shqiptari

ITALI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në Torvaianica të Italisë. Ndërkohë siç raportojnë mediet vendase dy persona të armatosur qëlluan me armë në drejtim të një burri që ndodhej mes turmës së pushuesve.

Sipas një rindërtimi fillestar të skenës së krimit nga ana e karabinierëve, dy burra mbërritën pranë plazhit por fytyrat e tyre nuk dukeshin pasi ata kishin vendosur maska.

Njëri prej tyre zbriti me armë në dorë u fut në zonën e plazhit dhe gjuajti drejt një shtetasi shqiptar i cili ishte i njohur për policinë, i cili po pushonte të dielën buzë detit.

Mediet italiane kanë raportuar se identiteti i shqiptarit nuk është bërë identifikuar akoma.

Burimi: Romatoday

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet torvaianica torvaianica

Sondazh

Poll