Aktualitet

Nuk iu bind thirrjeve të policisë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në rrugët e Italisë

20 Shtator 2020, 12:36 Nga DOSJA
Nuk iu bind thirrjeve të policisë, arrestohet 24-vjeçari

ITALI– Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia italiane në rrugët e Pistoias në Itali. Bëhet fjalë për një 24-vjeçar me precedent të mëparshëm penal dhe marrës i një urdhri dëbimi i cili refuzoi të ndalonte gjatë thirrjeve të policisë.

Siç shkruajnë edhe mediat vendase 24-vjeçari shqiptar është arrestuar nga policia italiane pas një ndjekje me makinë mbrëmjen e së shtunës në Pistoia.

Policia ndaloi shqiptarin në Piazza San Francesco në Pistoia, pasi ai po drejtonte mjetin pa patentë, ndërkohë që një prej policëve po i afrohej shoferit, ai ndezi makinën dhe u largua me shpejtësi.

Vetëm pak më vonë, automjeti u pikas në Corso Gramsci aty ku nisi dhe ndjekja nga policia. Sipas mediave italiane, 24-vjeçari po ecte me shpejtësi të madhe madje dhe në disa korsi kundravajtje. Ndjekja vazhdoi jashtë qytetit në Masotti, drejt Montecatini, ku një patrullë tjetër urdhëroi ndaljen e të arratisurit i cili e shpërfilli atë.

Më pas i arratisuri humbi kontrollin e automjetit duke u përplasur në një shtyllë, por vazhdoi të ecte në këmbë. Ai u bllokua më pas me shumë vështirësi, ndërsa  gjatë kapjes, 24-vjeçari dyshohet se plagosi një nga agjentët e policisë.

Burimi: Lanazione

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 24-vjeçari shqiptar ne itali piazza san francesco pistoia arrestohet 24-vjeçari shqiptar ne itali piazza san francesco pistoia

Sondazh

Poll