Sport

VIDEO/ Armando Broja e bën “sefte” në Holandë, sulmuesi shqiptar gjen golin e parë me Vittesen

19 Shtator 2020, 20:37 Nga DOSJA
VIDEO/ Armando Broja e bën “sefte” në Holandë,

HOLANDË-Armando Broja shënon golin e tij të parë në kampionatin holandez. Sulmuesi 19-vjeçar shqiptar, kartonin e të cilit e zotëron Chelsea, gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 82-të në sfidën që skuadra e tij, Vitesse, e fitoi 2-0 përballë Spartës së Rotterdamit. Më herët për ekipin e Brojës kishte shënuar Tannane, ndërsa në fundin e pjesës së parë Heylen ishte ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë, duke e lënë Spartën në inferioritet numerik.

Broja u aktivizua në minutën e 66-të në vend të Darfalou.Kujtojmë që Broja debutoi në kampionat te Vitesse në javën e parë në fitoren 0-1 kundër Walwijk, ku u hodh në fushë në minutën e 85-të.Po në Erdedivisie, sfida mes AZ Alkmaar dhe Zëolles u mbyll në barazim 1-1.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport broja chelsea holande vitesse broja chelsea holande vitesse

Sondazh

Poll

Sport 19 Shtator 2020, 14:05

TIRANË-Bojkoti i kampionatit nga presidentët e Kategorisë Superiore ka marrë jehonë ndërkombëtare tashmë. Gazeta prestigjoze italiane, Tuttosport, sot ka p...