Sport

Bale u kthye! Tottenham zyrtarizon transferimin, tani Shkëndijes së Tetovës dhe Ernest Gjokës i shtohet një tjetër problem

19 Shtator 2020, 20:28 Nga DOSJA
Bale u kthye! Tottenham zyrtarizon transferimin, tani Shkëndijes së

LONDËR– Gareth Bale është kthyer! Futbollisti uellsian largohet nga Reali i Madridit për t’u kthyer sërish në shtëpinë e tij, te Tottenham. Me fanellën e klubit anglez sulmuesi 31-vjeçar mahniti të gjithë Europën dhe pas 6 viteve në Londër siguroi firmën me galaktikët.Por tashmë Bale do të mund të ribashkohet me klubin që e bëri të njohur, pasi Tottenham-i ka arritur një marrëveshje për të sjellë në Premier League për një vit lojtarin.

Skuadra e Jose Mourinho-s e ka zyrtarizuar këtë transferim ditën e sotme, duke e prezantuar sulmuesin në faqen e tyre zyrtare. Në promon kushtuar këtij transferimi, shihet Bale i ulur përpara ekranit duke parë momentet e bukura që ka kaluar me Spurs-at. Momente të cilat do të përpiqet t’i shijojë sërish përgjatë këtij sezoni.

Një dhimbje koke më shumë për Ernest Gjokën, kur Shkëndija e Tetovës të përballet me Spurs në raundin e tretë të Europa League, sikur të mos mjaftonin emrat e frikshëm të lojtarëve londinezë

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bale ernest gjoka shkendija tetove tottenham bale ernest gjoka shkendija tetove tottenham

Sondazh

Poll

Sport 19 Shtator 2020, 14:05

TIRANË-Bojkoti i kampionatit nga presidentët e Kategorisë Superiore ka marrë jehonë ndërkombëtare tashmë. Gazeta prestigjoze italiane, Tuttosport, sot ka p...