Aktualitet

Përdhunimet e të miturve/ Këta janë pedofilët që kanë tronditur opinionin publik, njëri gëzon lirinë, si i joshën vik

20 Shtator 2020, 10:24 Nga DOSJA
Përdhunimet e të miturve/ Këta janë pedofilët që

SHQIPËRI– Përdhunimet dhe ngacmimet seksuale tashmë janë një fenomen shumë i përhapur në Shqipëri. Akoma dhe më tragjike është situata, kur abuzohet mbi të mitur. Javët e fundit janë arrestuar disa pedofilë në qytetet e Shqipërisë, të cilët vazhdimisht abuzonin mbi vajza të mitura, duke i joshur ato në mënyra të ndryshme. Disa nga abuzuesit janë arrestuar nga Policia dhe ndodhen në qeli, por ka edhe nga ata që gëzojnë lirinë.

Përdhunimi i 15-vjeçares në Babrru, përdhunimi i 13-vjeçares dhe ngacimimi seksual një 5-vjeçares në Berat kanë qenë disa nga ngjarjet më të rënda. Abuzuesit nuk kanë pranar asgjë para togave të zeza dhe ndodhen në qeli. Ndërsa 3 vajzat ndodhen në gjendje të rëndë psikologjike dhe familjarët e tyre kërkojnë dënime maksimale për abuzuesit.

RASTET:

Përdhunimi i 15-vjeçares në Babrru

Më 30 maj u bë publike rasti i përdhunimit të një 15-vjeçareje në Babrru të Tiranë, ngjarje kjo që tronditi opinionin. Roja i shkollës, Abaz Doku, 65-vjeç, përdhunoi në një shtëpi, në zonën e Babrrusë, 15-vjeçaren. Ai e filmoi gjithë skenën dhe me anë të pamjeve e kërcënonte vajzën që nëse nuk kryente sërish marrëdhënie me të, do t’i publikonte ato. Pas publikimit të rastit 64-vjeçari u arrestua nga Policia dhe ndodhet në qeli. Për këtë ngjarje të rëndë, mësuesit dhe drejtori i shkollës “mblodhën supet”, pasi deklaruan se nuk kishin vënë re asgjë të dyshimtë.  Madje më e rëndë u bë situata, sepse Abaz Doku pas shkarkimit nga shkolla “Azem Hajdari”, filloi punë si roje nate i gjimanzit “Gramoz Palushi”. Drejtor i këtij gjimnazi është Abaz Hoxha.

Përdhunimi i 13-vjeçares në Pogradec

Më 12 shtator u bë publik rasti i përdhunimit të një 13-vjeçareje në Pogradec. Blerim Bizgjoni, 46 vjeç, ka abuzuar seksualisht për më shumë se 1 muaj me një vajzë 13-vjeçare. E mitura, jetonte në varfëri dhe abuzuesi shkoi dhe bindi prindërit që ta merrte në banesë, me pretekstin se do të kujdesej për të. E ëma e lejoi të bijën të qëndronte tek Bizgjoni, me të cilin kishin edhe lidhje krushqie. Fillimisht me fjalë, më pas me prekje, derisa Ditën e Kurban Bajramit, ai abuzoi me të. Që prej asaj dite, 46-vjeçari e përsëriti aktin e rëndë, duke kërcënuar vajzën që të mos tregonte. Ai u arrestua nga Policia dhe para togave të zeza nuk ka pranuar asgjë. 46-vjeçari është shprehur se nuk ka bërë asgjë dhe se ngjarja është sajuar nga familja e 13-vjeçares.

Ngacmimi seksual i 5-vjeçares në Berat 

Më 19 qershor, Policia e Beratit ka arrestuar Sokol Kapinovën, i cili ngacmoi seksualisht një 5-vjeçare. Përpara togave të zeza, 48-vjeçari pranoi ngjarjen e rëndë, ndërsa ka rrëfyer edhe dinamikën e ngjarjes. Ai është shprehur, se e gënjeu 5-vjeçaren me ëmbëlsira dhe më pas e futi në banesë. Pasi i futi në banesë, ai filloi të prekte në vendet intime. Abuzimi seksual u vërtetua edhe nga ekspertët e mjekësisë ligjore. Ndërkohë babai i 5-vjeçares në një studio televizive tha se do të kërkojë azil, për t’u larguar nga vendi.

Ngacimimi seksual ndaj 16-vjeçarit në Berat dhe lirimi i abuzuesit

Më 13 shtator u prangos nga Policia 66-vjeçari Romeo Oço, pasi u akuzua se ka ngacmuar seksualisht një të mitur. 16-vjeçari nën praninë e psikologëve dhe oficerëve të krimeve tregoi sesi i moshuari, fqinji i tij, e kishte ngacmuar seksualisht pak kohë më parë.

“Për muaj me radhë komshiu im Romeo më prekte me duar në zonat intime dhe më detyronte me forcë që dhe unë ta prekja. Kjo histori vazhdon prej muajsh por unë kam pasur frikë prej tij dhe nuk i kam treguar askujt. Sot kur më mori duke më kërcënuar pas banesës së tij ai tentoi më shumë dhe unë nga frika dhe për të shpëtuar prej tij mora një gur, i qëllova në shpatull dhe u largova me vrap”, rrëfeu 16-vjeçari. 

Por, 66-vjeçari disa ditë pas arrestimit doli nga burgu, pasi gjykata dha për të masën detyrim paraqitje. Në një dalje për prokurori i çështjes, Tasim Puci deklaroi se i pandehuri e ka mohuar ngacmimin seksual, por është shprehur se ka pasur një marrëdhënie me të miturin dhe është afruar për të biseduar me të duke qenë edhe nën efektin e pijeve alkoolike. Tashmë abuzuesi gëzon lirinë.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet abaz doku blerim bizgjoni ngacmimet seksuale përdhunimet e të miturve romeo oco sokol kapinova abaz doku blerim bizgjoni ngacmimet seksuale përdhunimet e të miturve romeo oco sokol kapinova

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Shtator 2020, 08:15

TIRANE– Arrestimi i Fjolla Morinës ditën e djeshme në pikën e kalimit kufitar në Morinë, ndërsa po tentonte të hynte në territorin shqiptar me dy armë zjarri me...