Aktualitet

E rëndë në Korçë/ Vdes në një klinikë private 39-vjeçarja, nënë e 2 fëmijëve, nën hetim mjeku dhe infermieri

20 Shtator 2020, 10:30 Nga DOSJA
E rëndë në Korçë/ Vdes në një klinikë

KORCE-Dy pjestarë të stafit mjekësor në Korçë po procedohen pasi dyshohet se nuk kane respektuar protokollin gjatë trajtimit të shtetases Xhensila Duka.

39 vjeçarja, banuesja në Korccë, humbi jetën ditën e djeshme në orën 16:30 në një spital privat. Ende nuk dihet se nga se vuante nëna e dy fëmijëve apo se cili ishte shkaku që e çoi drejt vdekjes mirëpo policia e Korçës ka nisur proçedimin penal ndaj mjekut dhe infermierit që u morën me trajtimin e Dukës.

Dy pjestarët e stafit dyshohet se nuk kanë respektuar protokollet mjekësore gjatë trajtimit të pacientes së tyre.

Njoftimi i plotë i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve: I.B., 65 vjeç dhe M. P., 39 vjeçe, banues në Korçë.

Këta shtetas, duke qenë me detyrë personel mjekësor në një klinikë private,dyshohet se nuk kanë respektuar protokollet mjekësore gjatë trajtimit të pacientes Xh. D., 39 vjeçe, banuese në Korçë, e cila dje rreth orës 16:30, ka gjetur vdekjen në këtë klinikë. Në lidhje me këtë rast, po priten rezultatet e autopsisë ligjore. Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet procedohet mjeku vdekja e 39 vjecares vdes 39-vjeçarja në korçë procedohet mjeku vdekja e 39 vjecares vdes 39-vjeçarja në korçë

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Shtator 2020, 08:15

TIRANE– Arrestimi i Fjolla Morinës ditën e djeshme në pikën e kalimit kufitar në Morinë, ndërsa po tentonte të hynte në territorin shqiptar me dy armë zjarri me...