Aktualitet

Shqiponjat”, FNSH-ja dhe RENEA blindojnë vendin, ngrihen 83 pika kontrolli, arrestohen 29 persona, bllokohen 23 mjete

20 Shtator 2020, 10:13 Nga DOSJA
Shqiponjat”, FNSH-ja dhe RENEA blindojnë vendin, ngrihen 83 pika

SHQIPËRI– Forcat ”Shqiponjat”, FNSH-ja, RENEA kanë prangosur 29 shoferë, të cilësve iu janë gjetur në makinë armë, shkopa bejzbolli e doreza metalike, ndërsa 79 të tjerë janë shoqëruar për verifikime në komisariat.

Janë sekuestruar tre armë të ftohta dhe disa doreza metalike e shkopinj bejzbolli që i mbanin drejues mjetesh me vete, si dhe sasi të vogla lëndë narkotike kanabis e doza me heroinë e kokainë.

Ky është rezultati i aksionit në 83 pika kontrolli në të gjithë vendin ndërkohë që operacioni ende vijon.

Njoftimi i PolicisëNë të gjithë vendin ka vijuar zbatimi i detyrave të përcaktuara në Planin e masave për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale dhe rendit publik, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, kapjen e personave në kërkim, personave që mbajnë armë pa leje, atyre me tendencë në krimet kundër personit etj.

Në zbatim të planit operacional janë angazhuar të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë, forca e posaçme “Shqiponjat”, FNSH-ja, RENEA dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit dhe strukturat e Policisë Kufitare.

Në të gjithë vendin, janë ngritur 83 pika kontrolli në akset rrugore nacionale, në brendësi të qyteteve dhe në akset kryesore rurale, si dhe janë shtuar patrullimet në kufirin jeshil dhe atë blu.

Janë ushtruar kontrolle në lokale, banesa, ambiente të ndryshme dhe vende të dyshuara për fshehje apo përdorim të lëndëve narkotike.

Si rezultat i kontolleve janë sekuestruar tre armë të ftohta dhe disa doreza metalike e shkopinj bejzbolli që i mbanin drejues mjetesh me vete, si dhe sasi të vogla lëndë narkotike kanabis e doza me heroinë e kokainë.

Në të gjithë vendin janë arrestuar në flagrancë 29 shtetas, janë proceduar penalisht 6 të tjerë, si dhe janë ndaluar 2 shtetas të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Po gjatë kontrolleve, janë shoqëruar për verifikim në ambientet e Komisariateve të Policisë në të gjithë vendin 79 persona me precedent penal të mëparshëm dhe pa dokument identifikimi me vete.

Si dhe janë bllokuar për mungesë dokumentacioni 23 automjete në gjithë vendin .

Operacioni vijon.

Policia e Shtetit fton qyetarët që të denoncojnë në numrin 112 e në Komisariatin Dixhital çdo paligjshmëri duke ju garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

(J.V)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestime kontrolle nga fshn renea arrestime kontrolle nga fshn renea

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Shtator 2020, 08:15

TIRANE– Arrestimi i Fjolla Morinës ditën e djeshme në pikën e kalimit kufitar në Morinë, ndërsa po tentonte të hynte në territorin shqiptar me dy armë zjarri me...