Sport

FOTO/ “I dashur kryeministër, mbaji fjalët dhe na kthe në fushë”, Liga Profesioniste nuk i ndahet Edi Ramës, ja letra d

19 Shtator 2020, 15:03 Nga DOSJA
FOTO/ “I dashur kryeministër, mbaji fjalët dhe na kthe në

TIRANË-Superliga pritej të niste në 12 shtator, por bojkoti duket se do të vazhdojë deri në 21 shtator të paktën. Liga Profesioniste e Futbollit shqyrtoi ofertën e qeverisë për bisedime lidhur me 4 kërkesat e saj, për të cilat u bë bojkotimi i nisjes së Superligës, dhe sipas asaj që deklaroi pas mbledhjes, vendosi në mënyrë unanime.

Liga Profesioniste vendosi që kapitenët e skuadrave të lexonin lexuan një deklaratë të përbashkët, ku veç të tjerash i kërkohej kryeministrit të mbajë premtimet e t’i kthejë në fushë.

POSTIMI I PLOTË

Të nderuar sportdashës!

Në emër të të gjithë futbollistëve, ju kerkoj falje që ne nuk do të luajmë sot. Fusha dhe topi janë pasioni e dashuria jonë. Ne sot kemi dalë në fushë për të mbështetur kërkesat e drejtuesve tanë, për ti sjellë ato akoma më afër tavolinës se zgjidhjeve.

Futbolli ka kohë që është në vështirësi. Kjo nuk mund të fshihet. Ne dhe klubet tona jemi shumë larg kushteve të kolegëve tanë.

Nuk kerkojme luks, nuk kerkojme pasuri por më shumë vëmendje ndaj lojës më të rëndësishme të shqiptarëve. Duam më shumë fusha për tu stërvitur ne dhe femijet e klubeve që përfaqësojmë. Duam më shumë siguri për të ardhmen e lojës dhe keto arrihen vetëm nëpërmjet një baze të shëndoshë ligjore.Ne duam vlerësim real të lojës sonë.

Që futbolli të mos lëngojë më dhe fëmijët e të rinjtë, të jenë të sigurtë në ushtrimin e pasionit të tyre.Katër kërkesat e Ligës janë minimale dhe plotësisht të realizueshme, madje të premtuara nga të gjitha qeveritë në fushata elektorale, e të harruara sapo marrin mandatet. Harresa më e freskët është ajo e Kryeministrit në mars të vitit të shkuar.

I dashur Kryeministër, mbaji premtimet e na kthe në fushë.

Ne shpresojmë shumë në mirëkuptimin e arsyetimin tënd.

Nuk do të kthehemi të luajmë, pa u përmbushur të katër kërkesat e paraqitura.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport edi rama liga profesioniste superliga edi rama liga profesioniste superliga

Sondazh

Poll

Sport 19 Shtator 2020, 14:05

TIRANË-Bojkoti i kampionatit nga presidentët e Kategorisë Superiore ka marrë jehonë ndërkombëtare tashmë. Gazeta prestigjoze italiane, Tuttosport, sot ka p...