Aktualitet

Tentativa e Fjolla Morinës për ‘arrest në spital’, këngëtarja s’po reziston dot në qelitë e paraburgimit në Kukës

19 Shtator 2020, 20:15 Nga DOSJA
Tentativa e Fjolla Morinës për ‘arrest në spital’,

KUKËS– Këngëtarja Fjolla Morina nuk po i reziston dot qëndrimit në qelitë e paraburgimit në komisariatin e Policisë Kukës. Burime nga qyteti verior u shprehën për Dosja.al se dërgimi i Morinës në spital mesditën e sotme ishte një tentativë e saja për të shpëtuar nga qelia.

Këngëtarja, ka ‘shpikur’ gjendjen e saj jo të mirë shëndetësore, vetëm për t’u larguar nga komisariati, kushtet e të cilit nuk janë të denja për të qëndruar një person. Fjolla Morina siç duket ka preferuar të qëndrojë më mirë në spitalin e Kukësit, se sa në qelitë ku e kanë dërguar.

Fjolla Morina u arrestua në pikën kufitare të Morinës, pasi në çantën e saj u gjet një armë zjarri tip “Zoraki”, me 23 fishekë. Ndërsa në bagazh të automjetit u gjet një pistolet në dukje e dyshuar lodër çakmak.

Bashkë me këngëtaren u arrestuan edhe dy personat e tjerë që ishin në mjetin “Audi Q7” me Morinën. Ata janë: F.M., dhe F.S., nga 29 vjeç secili, përkatësisht banues në Kosovë e Belgjikë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet fjolla morina arrestohet fjolla morina

Sondazh

Poll