Aktualitet

Kolë Hysenaj e jep kaparin pas blerjes së tokës, deklarata para KPK-së: E mbajta në shtëpi se kisha besim

19 Shtator 2020, 17:06 Nga DOSJA
Kolë Hysenaj e jep kaparin pas blerjes së tokës, deklarata para

TIRANË– Kolë Hysenaj është padyshim nëj magjistar, por që KPK-në nuk ka arritur ta bindë dot. Një tokë në Fikas, 1 mijë m2, ishte blerë nga prokurori Kolë Hysenaj për 390 mijë lekë edhe pse shitësi e kishte blerë atë më herët për 1 milion lekë. Në këtë tokë ishte ndërtuar një godinë një katëshe nga Hysenaj me sipërfaqe 71 m2, për një kosto 1.9 milionë lekë, bazuar në referencat e Entit të Banesave.

Sipas Hysenajt kjo ndërtesë kishte kushtuar më lirë se 1.9 milion lekë. Ai e shiti atë 4 vjet më vonë për 135 mijë USD (14 milion lekë). Vetë Hysenaj tha në seancë se toka i ishte shitur biznesmenit Avni Ponari.

KPK se edhe pse kontrata e shitjes së tokës nga Hysenaj tek Ponari ishte nënshkruar para noterit në vitin 2012 dhe paratë ishin konsideruar të shlyera në atë moment. Disa muaj më vonë Ponari i kishte transferuar 35 mijë euro Hysenajt, të cilat ky i fundit pretendon se i kishte “tërhequr dhe mbajtur në shtëpi si kapar”. Shuma prej 135 mijë USD ishte paguar në vitin 2013. Hysenaj pretendoi se 35 mijë eurot, e mbajtura si kapar, ishin kthyer pas Ponarit në cash.

Por, ju keni dëgjuar ndonjëherë që kapari të jepet pas blerjes? As ne!

Edhe relatorja Shuli e vuri në dyshim gjithë praktikën e këtij transaksioni. Ajo theksoi se kontrata ishte e ndryshme nga deklarimet e bëra nga Hysenaj dhe shtoi se pagesa e një kapari pasi ishte nënshkruar një kontratë shitjeje ishte e panevojshme. “Kapari paguhet zakonisht para nënshkrimit të kontratës”, tha Shuli, ashtu dhe siç ndodh rëndom, por jo për Hysenajn.

Hysenaj megjithatë i qëndroi këtij versioni faktesh, duke këmbëngulur se 35 mijë euro kishin qenë një farë garancie dhe se shuma ishte marrë e plotë dhe eurot ishin kthyer pas për shkak se në të kundërt ai humbiste 1 mijë euro për shkak të kursit të këmbimit, madje dhe shtoi se i besonte biznesmenit, pasi familjet e tyre ishin të lidhura prej vitesh.

Por nëse i besonte kaq shumë, nuk kishte nevojë për kapar fare, apo jo?

Gjtihsesi, KPK tha se nuk ishte vendosur nëse kjo shumë do të konsiderohej si e ligjshme. Komisioni tha se Hysenaj kishte mbajtur shumën cash pa e deklaruar në vite, kishte deklaruar se kishte bërë shpenzime prej saj dhe se e kishte përdorur më pas në blerjen e dy pasurive në Korçë.

(Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kole hysenaj kole hysenaj

Sondazh

Poll