Aktualitet

Dyshonte se e tradhëtonte, si e futi në kurth të dashurën Genti Mino që sot u vu në pranga, i vuri kamerë të fshehtë

19 Shtator 2020, 19:21 Nga DOSJA
Dyshonte se e tradhëtonte, si e futi në kurth të dashurën

TIRANË– Gentian Mino, 43-vjeçari që u vu sot në orange, është shoqëruar edhe më herët në komisariat.

Por, pesë vite më parë, ai u arrestua pas një ‘kurthi’ që i kishte ngritur të dashurës. Pas dyshimeve se e tradhëtonte, Mino kishte vendosur fshehurazi një kamera në makinën e ish-partneres. Kjo e fundit, në atë kohë 27 vjeçe, dhe me inicialet E.B bëri denoncim në polici pasi kishte nuhatur diçka.

Përpara efektivëve, Mino u justifikua se kamerën e kishte vënë që të mos i vidhnin makinën.

Sot Mino u vu në pranga, pasi më 2 gusht të 2019 në Elbasan ka plagosur me armë dy persona dhe me sende të forta një të tretë. Ndërkohë dyshohet se është i përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale në Elbasan.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gentian mino gentian mino

Sondazh

Poll