Aktualitet

Kolë Hysenaj bën shkëmbimin e çmendur, jep ‘Benz’-in 15 mijë eurosh të djalit për një Smart që vlen vetëm 800 euro

19 Shtator 2020, 19:31 Nga DOSJA
Kolë Hysenaj bën shkëmbimin e çmendur, jep

TIRANË– Prokurori Kolë Hysenaj ka dalë dje para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për t’u përballur me procesin e Vettingut. 

Gjatë seancës dëgjimore, ai  është pyetur dhe ka dhënë përgjigjet e tij lidhur me pasurinë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Tre anëtarët e KPK-së dhe Komisioneri Publik kanë adresuar disa nga problemet në formularin e vetëdeklarimit të hetuesit. 

Njëra prej tyre është krejtësisht pa logjikë. Kolë Hysenaj, deklaron në transaksionet ekonomike se ka shkëmbyer një makinë të llojit “Mercedez Bnez”, në emër të njërit prej djemve të tij, të blerë 15 mijë euro në vitin 2015 me një makinë të llojit Smart.

Kjo e fundit kishte kushtuar vetëm 800 euro. Nje shkëmbim ky që është konsideruar krejtësisht i palogjikshëm.

Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kole hysenaj kole hysenaj

Sondazh

Poll