Aktualitet

Vrasje në Durrës, 34-vjeçari qëllohet me thikë në zemër pas sherrit për rrugën dhe vdes në vend, në kërkim autori, d

19 Shtator 2020, 14:00 Nga DOSJA
Vrasje në Durrës, 34-vjeçari qëllohet me thikë

DURRËS– Tjetër vrasje në Durrës! Idajet Dulla, 34 vjeç u vra me thikë mesditën e sotme, pas një sherri banal me autorin e krimit, Arbër Koti, që tashmë është shpallur në kërkim. Dulla, ka pikasur Kotin, një shofer autobusi që punonte oër një fasoneri dhe merrej me transportin e punonjësve të saj, që ka parkuar në vendin ku ai pretendonte se ishte i tiji.

Pse më zë vendin?”– mësohet të ketë thënë viktima, duke nisur kështu dhe sherrin, që daton prej kohësh për këtë copë rrugë, mes dy familjeve. Më pas, Koti ka zbritur nga autobusi dhe është përleshur fizikisht me Dullën.

Ky i fundit, e ka qëlluar me grusht ndërsa Arbër Kotaj ka nxjerrë thikën. Ai e ka qëlluar në zemër dhe në bark, duke e lënë të vdekur në vend, pran shinave të trenit, në zonën e Plepave në Durrës.

Më pas, autori është larguar nga vendi i ngjarjes. Nëna dhe bashkëshortja e Dullës e kanë gjetur 34-vjeçarin të larë në gjak, por e gjithë përpjekja ishte e kotë, pasi të riut tashmë i kishte pushuar zemra. Policia është vënë në kërkim të Kotit, ndërkohë që ka ngritur dhe pika të shumta kontrolli. Mësohet se sherri mes tyre datonte prej kohësh, për rrugën ku linin mjetet e punës, pasi edhe vetë Dulla ishte shofer furgoni. Dy të rinjtë janë me origjinë nga Kukësi, por prej vitesh banonin në Durrës ku dhe kishin krijuar familjet e tyre. Idajet Dulla la pas dy fëmijë.

Autori, Arbër Kotaj, i riu që është shpallur në kërkim për vrasjen e Idajt Dullës në Durrës është djali i ish-drejtorit të burgut të Durrësit, Astrit Kotaj. Ky i fundit, mbahet mend për faktin që favorizoi lirimin e Lul Berishës nga burgu dhe në arrestua në vitin 2016, me kërkesë të prokurorisë për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Kjo ngjarje e rëndë vjen pa kaluar ende 24 orë nga krimi i rëndë që ndodhi një natë më parë. Një sherr mes dy familjeve, Baboçi e Tatasi, i nisur me shkopa bejsbolli e karrige ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit dhe vdekjen e Armando Baboçit. Djali i tij, Eraldi është i plagosur dhe ndodhet në spital, ndërsa paraprakisht raportohet se sherri ka nisur për motive banale. “Pse më sheh”, ka qenë fjalia që ka nxitur përplasjen, ndërsa policia ka arrestuar të rinjtë e përfshirë në sherr, ndërsa autori që qëlloi me armë babë e bir është Klodjan Daci, 20 vjeç.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet durres idajet dulla vrasje me thike ne durres vritet idajet dulla durres idajet dulla vrasje me thike ne durres vritet idajet dulla

Sondazh

Poll