Aktualitet

“Makina me targa KÇK!”/ Gazetari ngre dyshimet, nxjerr fotot me mesazhin e koduar që vjen nga Ekuadori për ‘bossin’ e

19 Shtator 2020, 12:57 Nga DOSJA
“Makina me targa KÇK!”/ Gazetari ngre dyshimet, nxjerr fotot

TIRANË- Disa ditë më parë u shkatërrua karteli i drogës “Los Blancos”, ku policia vuri në pranga dhjetra shqiptar pasi të cilët akuzohet se kishin sjellë në Evropë tonelata me kokainë përgjatë viteve të fundit. Në pranga u vu edhe Elti Dizdari i cili u arrestua në Dubai, dhe konsiderohet si koka e grupit të shqiptarëve që furnizonin me kokainë Europën.

Operacioni në 10 shtete të Europës dhe Azisë vuri në pranga një numër të madh shqiptarësh, të cilët akuzohet se kishin sjellë në Evropë tonelata me kokainë përgjatë viteve të fundit.

Me këtë operacion u tha se u shkatërrua karteli shqiptar i kokainës, që vepronte nga Evropa, Azia dhe shtete të botës por gazetari shqiptar Artan Hoxha nuk mendon kështu. Pas operacionit, së fundmi Hoxha ka bërë një status në rrjetet sociale ku e ka shoqëruar me dy foto, të cilët sipas tij janë mesazhe të koduara për ‘bossin’ e drogës nga burgu. Ndër të tjera Hoxha ngre dyshime se është shkatërruar vetëm një pjesë e klanit, krahu që i përket Elti Dizdarit, kurse grupi i Dritan Rexhepit, i njohur si furnizuesi me sasi të mëdha kokaine nga Ekuadori,vazhdon punën.

Hoxha ka publikuar një foto të Dritan Rexhepit në qelinë e tij, ndërkohë që në një foto tjetër nga Ekuadori, është një makinë me targa “0035 KÇK”e cila të kujton moton e bere publike nga kryeministri Rama, “kap ç’a t’kapesh”..

Postimi i Plotë 

Pas superoperacionit te zhvilluar ne 10 shtete te Europes dhe te Azise, ku u deklarua me buje se, eshte shkaterruar karteli i pare shqiptare i kokaines, me erdhen dy foto domethenese nga kryeqyteti i Ekuadorit, Kuito…

Ne foton e pare, eshte personazhi i cilesuar ditet e fundit nga autoritetet italiane, si truri apo koka e kartelit shqiptar te kokaines, Dritan (Gramoz) Rexhepi, ne qeline e tij, ne burgun e sigurise se larte ne Kuito te Ekuadorit, ku ai ndodhet i arrestuar qe nga 26 qershori i vitit 2014….

Praktikisht rezulton se ai e ka formuar dhe drejtuar kartelin nga burgu… Ne foton e dyte, eshte nje mesazh i koduar nepermjet nje targe te nje taksie ne kryeqytetin e Ekuadorit, “0035 KÇK”… e cila te kujton moton e bere publike nga kryeministri Rama, “kap ç’a t’kapesh”…

Uroj qe mesazhi te mos thote, se “eshte kapur ‘tropojani’(Eldi Dizdari) dhe rrjeti i tij, pra vetem njeri nga degezimet e kartelit, por nuk eshte shperbere karteli”…
Kampionati vazhdon…

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha artan hoxha

Sondazh

Poll