Aktualitet

Arrestohet në kufi Fjolla Morina, këngëtarja u kap me armë zjarri në “Audi Q7”-n që i dhuroi i dashuri, pas prangosjes

19 Shtator 2020, 11:54 Nga DOSJA
Arrestohet në kufi Fjolla Morina, këngëtarja u kap me armë

KUKËS- Arrestohet në pikën kufitare të Morinës këngëtarja nga Kosova, Fjolla Morina. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 34-vjeçarja ka tentuar të futet në Shqipëri e armatosur, pasi në çantën e dorës i është gjetur një armë zjarri tip pistoletë me 23 fishekë. Mësohet se Fjolla Morina është kapur në vijën e dytë të kontrollit në Morinë, teksa po udhëtonte me një makinë luksoze “Audi Q7”.

Policia ka sekuestruar edhe një pistoletë lodër, e cila është gjetur në bagazhin e makinës si dhe ka arrestuar edhe dy personat e tjerë që po udhëtonin me të, përkatësisht F.M., 29 vjeç dhe F.S., 29 vjeç. Mbi të tre të arrestuarit rëndon vepra penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.

Pas arrestimit, Fjolla Morina, është shtruar në spitalin e Kukësit. Mësohet se këngëtarja nuk është ndjerë mirë pasi është dërguar në ambientet e paraburgimit dhe është shtruar me emergjencë në spitalin e Kukësit ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe është kthyer sërish në qeli.

Fjolla Morina është shumë aktive edhe në rrjetet sociale. Para 4 ditësh ajo na tregoi se i dashuri i saj i dhuroi një makinë luksoze “Audi Q7” (mjeti me të cilën u kap në Morinë).  Nuk dihet ende emri i të dashurit të ri që i dhuroi këngëtares këtë makinë luksoze, pasi kjo e fundit ka qenë shumë e rezervuar për sa i përket jetës së saj personale.

(jv;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet fjolla morina morine arrestohet fjolla morina morine

Sondazh

Poll