Aktualitet

Ngacmonte seksualisht vajzën e tij dhe rrihte bashkëshorten arrestohet babai nga Kruja

19 Shtator 2020, 13:49 Nga DOSJA
Ngacmonte seksualisht vajzën e tij dhe rrihte bashkëshorten arrestohet

KRUJË- 54-vjeçari nga Kruja, i cili ngacmonte seksualisht të vajzën e tij është arrestuar ditën e sotme nga policia. Sipas njoftimit të policisë në pranga ka rënë shtetasi E.S. Po ashtu mësohet se 54-vjeçari ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, si dhe ngacmonte seksualisht të miturën.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin: E. S., 54 vjeç, banues në Krujë, pasi, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, si dhe ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur,” njofton policia.

(f.m/a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet burri ne kruje arrestohet burri ne kruje

Sondazh

Poll