Aktualitet

Porositës i tri vrasjeve në Elbasan/ Erion Alibej “qep” gojën para prokurorëve, i dyshuari kryesor mohon përfshirjen e

19 Shtator 2020, 10:42 Nga DOSJA
Porositës i tri vrasjeve në Elbasan/ Erion Alibej “qep”

TIRANË- Erion Alibej, nuk pranon të flasë me prokurorët e çështjes së tij. Një ditë pas arrestimit, burime për Dosja.al bëjnë me dije se Erion Alibej ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij për porositjen e të paktën tri vrasjeve, asaj të Emiljano Ramazanit e Regis Runajt dhe Bujar Celës.

34-vjeçari ka refuzuar të përgjigjet para prokurorëve, të cilët kërkuan bashkëpunimin e tij për të zbardhur të tjera ngjarje kriminale, ku dyshojnë se fshihet Erion Alibej.

Erion Alibej u arrestua pasditen e djeshme. Ai akuzohet se ka urdhëruar dhe organizuar vrasjen e Emiljano Ramazanit, Regis Runajt dhe Bujar Çelës. Alibej është vëllai i Endrit Alibejt, i cili u ekzekutua në Bradashesh, më 29 dhjetor të vitit 2018. Ai ka edhe një të shkuar në fushën e narkotikëve, pasi në vitin 2013 është arrestuar në Itali. Erion Alibej është akuzuar edhe për plagosjen e Xhoni Rustës, kushëririt të Suel Çelës. Erion Alibej njihet ndryshe si Andrea Alibej por edhe si Erion Dylgjeri.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet erion alibej erion alibej arrestohet erion alibej erion alibej

Sondazh

Poll