Aktualitet

Erion Alibej pjesë e “Los Blancos”? I tmerrshmi i Elbasanit dyshohet se paguhej nga grupet kriminale me rezidencë në Duba

19 Shtator 2020, 10:09 Nga DOSJA
Erion Alibej pjesë e “Los Blancos”? I tmerrshmi i Elbasanit

TIRANË- Erion Alibej, i arrestuar dje nga Policia si një nga porositësit e 3 vrasjeve të bujshme në Elbasan dyshohet se është pjesë e kartelit “Los Blancos” të njohur në Shqipëri edhe si “Kompania Bello”.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Alibej, dyshohet se paguhej nga grupet shqiptare të kokainës me vendodhje në Dubai që trafikonin kokainë në Evropë për të eleminuar persona të caktuar në Shqipëri, duke “rregulluar” kështu hesapet e lëna në mes mes bandave.

Konkurrenca mes grupeve rivale dyshohet se është shkaku i parë i vrasjeve të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, ndërsa ekzekutimi i Bujar Çelës dyshohet se është mesazh për vellain e tij, Talo Cela i cili qëndron i fshehur që pas grabitjes së Rinasit dhe kërkohet nga policia e Shtetit.

Erion Alibej u arrestua pasditen e djeshme. Aakuzohet se ka urdhëruar dhe organizuar vrasjen e Emiljano Ramazanit, Regis Runajt dhe Bujar Çelës. Alibej është vëllai i Endrit Alibejt, i cili u ekzekutua në Bradashesh, më 29 dhjetor të vitit 2018. Ai ka edhe një të shkuar në fushën e narkotikëve, pasi në vitin 2013 është arrestuar në Itali. Erion Alibej është akuzuar edhe për plagosjen e Xhoni Rustës, kushëririt të Suel Çelës.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet erion alibej karteli los blancos los blancos erion alibej karteli los blancos los blancos

Sondazh

Poll