Aktualitet

Sherri masiv në Durrës/ Henri Tatasi në gjende të rëndë tek Trauma, familjarët: U plagos nga një plumb rikoshet

19 Shtator 2020, 10:00 Nga DOSJA
Sherri masiv në Durrës/ Henri Tatasi në gjende të

DURRËS-Detaje të tjera kanë dalë nga sherri masiv që ndodhi mbërmjen e djeshme në Durrës, ku mbeti i vrarë Armando Baboçi. Mësohet se një nga të plagosurit në këtë ngjarje, Henri Tatasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Traumës. Mësohet se 23-vjeçari ka marrë një plumb në brinjë.

Ndërkohë familjarët e tij kanë deklaruar në polici se 23-vjeçari nuk ka qenë i përfshirë në sherr dhe se është plagosur nga një plumb rikoshet.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme gjatë një sherri mes dy familjeve, Baboçi e Tatasi, i nisur me shkopa bejsbolli e karrige ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit dhe vdekjen e Armando Baboçit. Djali i tij, Eraldi është i plagosur dhe ndodhet në spital, ndërsa paraprakisht raportohet se sherri ka nisur për motive banale. “Pse më sheh”, ka qenë fjalia që ka nxitur përplasjen, ndërsa policia ka arrestuar të rinjtë e përfshirë në sherr, ndërsa autori që qëlloi me armë babë e bir është Klodjan Daci, 20 vjeç.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet henri tatasi vdes armando baboci henri tatasi vdes armando baboci

Sondazh

Poll