Politike

Çmimi Nobel për Trump? Rama: Nuk më takon mua të përcaktoj rezultatin, këtë e di komisioni

18 Shtator 2020, 20:13 Nga DOSJA
Çmimi Nobel për Trump? Rama: Nuk më takon mua të

BERLIN– Në intervistën për DW në Berlin, Kryeministri Rama ka folur edhe për propozimin që ka bërë deputeti norvegjez që presidentit të SHBA-së, Donald Trump t’i jepet Çmimi Nobel për Paqen.

Rama është shprehur  se nuk i takon atij që ta përcaktojë fituesin, por ky vendim i takon komisionit të Çmimit Nobel.

“Këtë e di komisioni i Çmimit Nobel, unë mendoj që nuk më takon mua të përcaktoj rezultatin e gjithë analizës që do të bëjë komisioni i Çmimit Nobel.”– ka thënë Kryeministri Rama.

Kjo pyetje vjen vetëm pak javë pasi Presidenti amerikan, Donald Trump u  nominua për Çmimin Nobel për Paqe pas dy marrëveshjeve historike në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, përfshirë edhe marrëveshjen Kosovë -Serbi më 4 shtator.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike donald trump kryeministri rama trump nominohet për çmimin nobel për paqe donald trump kryeministri rama trump nominohet për çmimin nobel për paqe

Sondazh

Poll

Politike 18 Shtator 2020, 15:37

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka larguar përfaqësuesin e OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Désir dhe ka propozuar që vendin e tij ta marrë Ditmir Bushati...