5 persona ndërrojnë jetë nga COVID-19 dhe infektohen 125 të tjerë, MSH: Ja sa qytetarë u shëruan në 24 orët e fundit
TIRANË– Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 5 persona. Mësohet se betejën me pandeminë e kanë humbur një 74-vjeçare nga Korça, një 78-vjeçar nga Kukësi, një 89-vjeçare nga Vlora dhe 2 qytetarë nga Tirana: një 50-vjeçar dhe një 86-vjeçar.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 175 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Gjithashtu betejën me pandeminë e kanë fituar 43 qytetarë në 24 orët e fundit.
Dr. Marjeta Dervishi- Instituti i Shëndetit Publik:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale që në fillim të ketij komunikimi ju bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e ketij infeksioni, ju lutemi mbani detyrimisht maskë në ambiente të mbyllura dhe aty ku nuk ruhet dot distanca, kujdesuni për higjenën personale, ruani distancimin fizik, dezifektoni objektet që prekni, mbroni veten dhe njëkohësisht të afërmit tuaj. Të nderuar qytetarë ju kujtojmë edhe një herë se çdo rast i identifikuar pozitiv, duhet të vetëizolohet dhe se shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve. Situata në spitale vijon të jetë e qëndrueshme. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 175 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Ju informojmë se në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 74 vjeçare nga Korça, një 78 vjeçar nga Kukësi, një 89 vjeçare nga Vlora dhe 2 qytetarë nga Tirana : një 50 vjeçar dhe një 86 vjeçar. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë kryer në 24 orët e fundit 833 testime dhe janë konfirmuar 125 raste. Rastet ditore të identifikuara janë të shpërndara në bashkitë si vijon:
46 raste në Tiranë, 12 raste në Durrës, nga 7 raste në Elbasan, Mirditë, nga 6 raste në Krujë, Kavajë, Bulqizë, Kuçovë, nga 5 raste në Vorë, Gjirokastër, 4 raste në Gramsh, nga 2 raste në Shkodër, Berat, Kamëz, Mat, nga 1 rast në Kurbin, Kukës, Has, Tropojë, Pogradec, Sarandë, Selenicë. 43 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6831 që nga fillimi i epidemisë. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për shërbim psikologjik si dhe për çdo informacion tjetër rreth Covid19.
COVID-19 – Statistika (18 Shtator 2020)
Testime totale 78050
Raste pozitive 12073
Raste të shëruara 6831
Raste Aktive 4889
Humbje jete 353 (Qarku Tiranë 169, Durrës 45, Shkodër 39, Elbasan 22, Fier 18, Korçë 16, Lezhë 14, Kukës 10, Dibër 7, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2418
Durrës 549
Shkodër 373
Lezhë 286
Elbasan 266
Korçë 221
Fier 209
Vlorë 185
Kukës 143
Berat 105
Gjirokastër 67
Dibër 67
A.C/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
‘Nxitje, thirrje publike dhe propagandë!’, OFL iu kërkon 4 të dënuarve për terroizëm të deklarojnë pasurinë: Keni 4
TIRANE– OFL iu ka dërguar katër shtetasve që banojnë në Tiranë formularët për vetëdeklarimin e pasurisë.Bëhet fjalë për shtetasit; Astrit Tola, Orion Reç...
Sot afati i fundit për të aplikuar/ Zbulohen emrat e 25 kandidatëve për anëtarë të KQZ-së re (LISTA E PLOTË)
TIRANE– Ditën e sotme është afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave të aplikantëve për kryetar të KQZ-së. Lista shkoi deri në 25 me kandidaturat e Ilirjan ...
I bënë atentat me tritol/ Preng Gjini do të transportohet drejt një spitali privat, do i nënshtrohet një operacioni
TIRANË- Preng Gjini, “shënjestra” e antentatit të 15 shtatorit në Tiranë do të transportohet në një spital privat. Gjini ndodhet aktualisht në spitalin e T...
Lajmërimi i autoriteteve greke: Ku do të “godasë” stuhia në ditët në vijim
GREQI– Stuhia e madhe që po godet momentalisht Greqinë ka vazhduar të marrë një shtrirje më të gjerë të vendeve që do prekë. Kështu mediat greke, bazuar dhe në ...
Gjendet një makinë e djegur në Shkodër, dyshohet se është përdorur në ngjarje kriminale
SHKODËR- Mesditën e sotme është gjetur një mjet i djegur 4 km larg qytetit të Shkodrës, në rezervuarin e Shtodrit. Dyshohet se mjeti është përdorur në ngja...
Vrasje&atentate, policia e Shtetit nxjerr planin e masave: Janë ngritur 69 pika kontrolli, janë arrestuar 9 persona, 5 pr
TIRANË- Në një javë të mbushur me aksidente, vrasje dhe atentate, policia e Shtetit ka përforcuar kontrollet dhe angazhimin për të parandaluar ngjarjet e r...
FNSH dhe Forcat e Policisë së Tiranës zbarkojnë në Vlorë, në “shënjestër” personat në kërkim, kontrolle në akset
VLORË– Forca të shumta të Policisë së Tiranës bashkë me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë zbarkuar ditën e sotme në qytetin bregdetar, Vlorë.Mësohet se e...
Infektohen me koronavirus 4 mësues në shkollën 9 vjeçare në Bulqizë, asnjë vendim për pezullim
BULQIZË- Katër mësues në shkollën 9 vjeçare “Shefqet Tançi” në Bulqizë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.Burime bëjnë me dije se In...
Dalin pamje nga ekzekutimi i vëllait të Talo Çelës/ 50-vjeçari qëllohet me breshëri plumbash teksa pinte kafen, rrëzohet
ELBASAN- Dalin pamje nga ekzekutimi i Bujar Çelës në Bradashesh të Elbasanit. Në një nga fotot e siguruara nga Ballkan web, Çela shfaqet i ulur n...