Sport

VIDEO/ Fund dramatik për Laçin, Hapoel Beer Sheva eleminon kurbinasit në minutat shtesë

17 Shtator 2020, 19:17 Nga DOSJA
VIDEO/ Fund dramatik për Laçin, Hapoel Beer Sheva eleminon

ELBASAN– Laçi eleminohet në frymën e fundit përballë Hapoel Beer Sheva. Kurbinasit nuk arritën dot të ruanin avantazhin dhe vetëm në fund, izraelitët e kthyen ndeshjen në 1-2. Për të dytin vit radhazi Laçi eliminohet nga i njëjti kundërshtar, që sikurse sezonin e kaluar, barazoi në minutat e fundit në sfidën e parë në fushën tonë (1-1), për t’u ndëshkuar 1-0 në Izrael. Vetëm në pjesën e dytë u shënuan golat.Cungu e freskoi skuadrën me nisjen e pjesës së dytë, duke hedhur në fushë Endrit Markun dhe Rapon në vend të A. Markut dhe Shehut. Në të 54-tën portieri i hoqi një gol të sigurt Nëabuezes me majat e gishtave, por pak minuta më vonë, sulmuesi i Laçit e pati të lehtë për ta dërguar topin në rrjetë, pasi u shërbye nga Xhixha.

Hapel Be’er Sheva u hodh në sulm në minutat e mbetura, por mbrojtja e Laçit u theu njëri pas tjetrit aksionet e saj. Për kurbinasit situata u bë edhe më delikate kur Deliu u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë (86’).

Ky episod rezultoi vendimtar në minutat e fundit, teksa në momentin që gjyqtari i katër nxori tabelë që sinjalizonte gjashtë minuta shtesë, Agudelo përfitoi nga një pakujdesi e mbrojtjes (Adolf Selmani uli me gjoks topin pas një krosimi, që u kthye në asist për kundërshtarin), duke barazuar rezultatin, ndërsa në në minutën e katërt shtesë Varenne realizoi golin që shoi shpresat e kurbinasve për një kualifikim historik.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport europa league hapoel laçi europa league hapoel laçi

Sondazh

Poll