Sport

“Do bëjmë diçka të bukur”,Ilir Daja tregon Partizanin e këtij sezoni: Ne jemi një ekip që…

17 Shtator 2020, 16:24 Nga DOSJA
“Do bëjmë diçka të bukur”,Ilir Daja tregon

TIRANË– E kishte menduar ndryshe mbërritjen e tij tek Partizani, me idenë për të ndërtuar një skuadër rivalizuese për titull, por nuk i kishte shkuar në mendje se do ti duhej të përballej me një sprovë të vërtetë, pas konfirmimit të bllokimit të merkatos për 1 vjet nga Arbitrazhi Sportiv. Ilir Daja nuk do të ketë një sezon të thjeshtë në krye të të kuqve,megjithatë kur u pyet nëse fitimi i titullit është objektivi primar, Ilir Daja për “Report TV” u shpreh.

“Ne jemi një ekip që për shkak të merkatos së bllokuar nuk kemi marë lojtarë. Katër ekipet që luajnë në Europë dhe janë përforcuar thonë se na duhen sërish lojtarë për të patur grupin e plotë. Jo më ne që trashëgojmë grupin e vjetshëm, por nëse këto lojtarë japin maksimumin ndoshta do bëjmë diçka të bukur në kampionat.”

Ndërkohë për Ilir Dajën bojkoti i kampionatit nga Liga Profesioniste ka dy anë të medaljes, por mirë ishte që të kishte një datë për startin e tij.

“Ka dy anë të medaljes. Të mirën se na jep më shumë kohë se kemi një muaj bashkë, për të parë ku çalon skuadra. Ajo që na shqetëson është se nuk kemi një datë fikse se kur fillon kampionati, për të patur edhe një moment fiks për të nisur.”

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ilir daja partizani ilir daja partizani

Sondazh

Poll