Sport

VIDEO/Shkëndija jep “shkëndija” në Rumani, skuadra shqiptare kualifikohet me 10 lojtarë,përballë do të ketë Tottenha

17 Shtator 2020, 18:09 Nga DOSJA
VIDEO/Shkëndija jep “shkëndija” në Rumani, skuadra

RUMANI– Shkëndija e Tetovës kualifikohet për në raundin tjetër përballë Botosanit. Kuqezinjtë fituan në transfertë 0-1 përballë skuadrës rumune dhe tani e sheh veten në raundin e tretë. Një sukses i vuajtur, por i merituar, i ekipit të drejtuar nga Ernest Gjoka, që u detyrua të luante në inferioritet numerik nga minuta e 67-të, pas ndëshkimit të Alimit me kartonin e dytë të verdhë.

 

Golin që vendosi kualifikimin e kuqezinjve tetovarë e shënoi Besart Ibrahimi që në minutën e 2-të me një parabolë të jashtëzakonshme.E ligjshme festa e kuqezinjve pas vërshëllimës së fundit të kryesorit, teksa në raundin e tretë do të përballet me Tottenham.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport botosani europa league rumani shkendija botosani europa league rumani shkendija

Sondazh

Poll