Aktualitet

Karteli shqiptar i drogës… pjesë edhe Dritan Rexhepi/ “Zoti” i Drogës në Ekuador siguronte kokainën dhe ia kalonte gr

17 Shtator 2020, 12:13 Nga DOSJA
Karteli shqiptar i drogës… pjesë edhe Dritan Rexhepi/

TIRANË- Goditja e kartelit të parë të kokainës në Shqipëri tregon sesi grupet shqiptare të trafikut të drogës janë modernizuar dhe perfeksionuar. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se pjesë e kartelit Los Blancos, ishte edhe Dritan Rexhepi, (i përfshirë në rrëmbimin e Jan Prengës), (Lexo këtu).

Po të njëjtat burime bëjnë me dije, se ishte Rexhepi që siguronte kokainën në Ekuador, e cila ilegalisht kalonte në Evropë, e më pas shpërndahej nga karteli i Denis Matoshit alias Eldi Dizdari.

Sot, Policia e Shtetit, Europol, Eurojust dhe partnerët ndërkombëtarë kanë goditur kartelin e parë shqiptar të drogës. Ai është “Los Blancos” dhe dyshohet se kryesohet nga biznesmeni Eldi Dizdari.

Ai është arrestuar në Dubai dhe pritet që të sillet në Shqipëri. Gjatë operacionit janë sekuestruar 5.5 milionë euro cash dhe 4 ton kokainë.

Po ashtu, janë arrestuar edhe 20 persona jashtë vendit, 5 prej të cilëve janë shqiptarë. Të arrestuar ka edhe në Shqipëri, ku 5 persona, pjesë e kartelit që në vendin tonë njihej si “Kompania Bello”, ranë në prangat e policisë.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet eldi dizdari dritan rexhepi goditen los blancos karteli shqiptar i droges arrestohet eldi dizdari dritan rexhepi goditen los blancos karteli shqiptar i droges

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Shtator 2020, 10:52

TIRANE– Ditën e sotme kanë dalë emra të tjerë të cilët do të kandidojnë për pozicionet e KQZ-së.Kështu kandidaturën për kryekomisioner e ka dorëzuar anëtari i K...