Aktualitet

Dhunë ndaj nënës e të fejuarës/ Vihen në pranga tre shtetas, dy të tjerë për drejtim mjeti në gjendje të dehur (DETAJ

17 Shtator 2020, 12:12 Nga DOSJA
Dhunë ndaj nënës e të fejuarës/ Vihen në pranga

TIRANE– Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme gjashtë shtetas për vepra të ndryshme penale.

3 burra janë vënë në pranga pasi kanë dhunuar nënën, motrën, kunatin ndërsa dy të tjerë kanë qënë të dehur në timon. Personi i gjashtë ka thyer masën e arrestit të shtëpisë.

B. S., 41 vjeç, eshte arrestuar në fshatin Vesqi, Baldushk, në banesë, për shkak të një konflikti të çastit, ka goditur me grusht, motrën e tij shtetasen K. S dhe kunatin e tij shtetasin Xh. S., të cilëve iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes. E. I., 24 vjeç, u vu në pranga në Baldushk, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj të fejuarës, së cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Njoftimi i policise:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: E.Xh., 32 vjeç, pasi në Shkozë, në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka tentuar ta godasë me sende të forta nënën e tij, si dhe ka shkatërruar dhe thyer objektet e banesës. B.S., 41 vjeç, pasi në fshatin Vesqi, Baldushk, në banesë, për shkak të një konflikti të çastit, ka goditur me grusht, motrën e tij shtetasen K. S dhe kunatin e tij shtetasin Xh. S., të cilëve iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes. E.I., 24 vjeç, sepse në Baldushk, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj të fejuarës, së cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. Sh., 46 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është larguar nga banesa. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: A. D., 41 vjeç, pasi në Rrugën e Kavajës, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse dhe në gjendje të dehur, në masën 0.82 mg/l. B. B., 30 vjeç, pasi në rrugën “Muhamed Deliu”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.58 mg/l. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestime policia e shtetit arrestime policia e shtetit

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Shtator 2020, 10:52

TIRANE– Ditën e sotme kanë dalë emra të tjerë të cilët do të kandidojnë për pozicionet e KQZ-së.Kështu kandidaturën për kryekomisioner e ka dorëzuar anëtari i K...