Aktualitet

Aksion në jug të vendit, spastrohen disa parcela me kanabis në Dropull, Policia e zonës u siguronte “mbrojtje”

16 Shtator 2020, 18:41 Nga DOSJA
Aksion në jug të vendit, spastrohen disa parcela me kanabis në

DROPULL- Policia e Shtetit kanë zbarkuar në Dropull, ku edhe kanë asgjesuar rreth 1000 bimë kanabis. Burime të Dosja.al bëjnë me dije se bimët kanë qënë të kultivuara në disa parcela të zonës dhe kishin “mbrojtjen” e disa prej efektivëve të Policisë.

Për këtë arsye në Dropull kanë zbarkuar edhe forcat e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), të cilat kanë pezulluar nga detyra disa punonjës policie.

Deri më tani informacionet janë siguruar nga burime të Dosja.al, ndërsa Policia e Shtetit ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me aksionin e zhvilluar.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksion anti-kanabis ne dropull dropull aksion anti-kanabis ne dropull dropull

Sondazh

Poll