Aktualitet

Ekzekutimi i Klevis Kapllanit në Kavajë, daja i viktimës: Çdo gjë është e paramenduar, la fëmijën 2 muajsh në shtëpi

15 Shtator 2020, 13:55 Nga DOSJA
Ekzekutimi i Klevis Kapllanit në Kavajë, daja i viktimës:

KAVAJË– Daja i Klevis Kapllanit, 33-vjeçarit që u ekzekutua mëngjesin e sotëm në Rrogozhinë ka kërkuar që shteti të marrë masat para se të ndodhin krime të tilla. Në një rrëfim për Top-Channel, ai shprehet se nipi ka lënë një fëmijë dy muajsh në shtëpi dhe i zbrazën kallashin në mes të natës në një zonë me shkurre. 

Unë sot e mora vesh që e kanë gjetur të vdekur në mes të rrugës aty. Policia duhet të  bëjë të mundur që të zbardhet sa më shpejt kjo ngjarje. Rrinin duke sharë me gishta. Një vend si këtu që ka shkurre dhe të zënë në pritë është e paramenduar, e kupton si shkon puna. Nga shteti presim që të jetë më vigjilent për këto gjëra, kur njerëzit kanë probleme, të marrin masa dhe ti paraprijnë këto gjëra. Se një çun 32 vjeç ka lënë një fëmijë 2 muajsh tek shtëpia dhe i shkarkojnë kallashin në mes të natës, është turp. Unë banoj në Tiranë, sot në mëngjes erdha këtu. E kanë gjetur të vdekur në mes të rrugës,”– shprehet daja i viktimës. 

Në minutën 02:00

33-vjeçari Klevis Kapllani u gjet i pajetë në orën 06:00 të mëngjesit të sotëm brenda makinës së tij. I riu u ekzekutua me 14 plumba. Kapllani rezulton se është dënuar në Itali për trafik droge, dhe kjo është një ndër pistat ku po hetohet.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet klevis kapllani vrasje në rrogozhinë klevis kapllani vrasje në rrogozhinë

Sondazh

Poll