Politike

Nesër mblidhet Këshilli Politik, ndërhyn edhe Meta: Ndryshimet në Kodin Zgjedhor të realizohen me konsensus, mos refuzoni k

15 Shtator 2020, 15:52 Nga DOSJA
Nesër mblidhet Këshilli Politik, ndërhyn edhe Meta: Ndryshimet

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka kërkuar konsensus nga të gjitha palët politike për të gjitha ndryshimet në Kodin Zgjedhore. Pas kërkesës nga opozita jashtëparlamentare për një mbledhje të Këshillit Politik, Meta ka reaguar duke kërkuar respektimin pikë për pikë të marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit.

Më tej, kreu i shtetit ka shtuar se kërkesa e opozitës për ekspertizë nga OSBE/ODIHR nuk duhet refuzuar.

“Tani që data e zgjedhjeve është dekretuar pas konsultimit me forcat politike, është domosdoshmëri që Këshilli Politik të realizojë sa më parë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, me konsensus dhe duke respektuar pikë për pikë Marrëveshjen konsensuale të 5 qershorit. Kërkesa legjitime dhe parimore e opozitës për të kërkuar ekspertizën e ODIHR nuk duhet refuzuar. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë domosdoshmëri absolute për çeljen e negociatave”, shkruan Meta.

Pas takimit të djeshëm të Këshillit Politik, opozita propozoi të merret mendimi i OSBE/ODIHR për çështjen e koalicioneve, por është shprehur gati për hapjen 100% të listave. Ndërkohë, Gjiknuri u shpreh se opozita duhet të dorëzojë draftet deri të premten, dhe të mos vonojë me qëllim implementimin e të gjitha ndryshimeve Kushtetuese.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta keshilli politik keshilli politik 16 shtator 2020 ilir meta keshilli politik keshilli politik 16 shtator 2020

Sondazh

Poll