Politike

Kur të marrin për budalla/ HEC Komanin e hapëm dy herë, e inaguron Damiani…e përsërit Belinda

13 Prill 2019, 14:34 Nga DOSJA
Kur të marrin për budalla/ HEC Komanin e hapëm dy herë, e

“Përsëritja është nëna e dijes”-ka thënë Aristoteli. Dhe socialistët sapo e mësuan këtë shprehje e vunë menjëherë në zbatim.

Ja përshembull, në këtë artikull do të flasim për investimin në zgjerimin e nënstacionit të HEC-it të Komanit.

Një investim prej gati 10 milionë euro, i qeverisë gjermane, pati fatin e mirë që të inagurohej nga ish-ministri i Insfrastrukturës, Damian Gjiknuri, në muajin nëntor 2018.

Në 18 nëntor, kur Gjiknuri nuk ishte shkarkuar ende nga detyra, shkruante në rrjetin e tij social: Përfundoi me sukses investimi prej 9.9 milion euro për zgjerimin e N/Stacionit të HEC Koman. Projekti mundëson shfrytëzimin sa më optimal të rrjetit 400 kV dhe 220 kV nëpërmjet balancimit të flukseve ndërsa vë në operim një pjesë të linjës 400 kV Tirana2- KosovaB brenda rrjetit tonë. Investimi do të ketë impakt edhe më të madh kur kjo linjë të jetë e gjitha në operim.

Pasardhësja e tij, Belinda Balluku e ka parë të arsyeshme t’a përurojë për herë të dytë këtë vepër. Në 12 prill, Agjencia Telegrafike Shqiptare, njofton se ministrja Balluku ka përuar zgjerimin e nënstacionit të HEC Komanit.

“Ndërtimi i një sistemi modern të transmetimit të energjisë elektrike do të bënte të mundur rritjen e eficiencës në menaxhimin e kësaj energjie dhe uljen e humbjeve. Projekti i radhës në kuadër të ndërtimit të këtij sistemi është linja 400 kV Elbasan-Bitola (Maqedoni), e cila ka nisur tashmë procedurat për ndërtim dhe që do të mundësojë kompletimin e këtij rrjeti dhe ndërlidhjen më të mirë me vendet e rajonit. Plotësimi i këtij rrjeti të autostradave të energjisë, është një sfidë madhore, të cilën ne jemi të vendosur ta realizojmë me këmbëngulje, pasi vetëm kështu do të mund të kemi një impakt domethënës në zhvillimin e sektorit, por edhe më gjerë në zhvillimin ekonomik të vendit”, -tha Balluku në këtë ceremoni.

Pyetja lind, a përfundoi kur njoftoi Gjiknuri, apo vënia në zbatim ka nisur me epokën “Balluku? Kush na gënjeu nga të dy? Duket se socialistët janë xhelozë për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe po rendin për të mësuar metodat “Erionveliajne” të tij të punës, një inagurim në nisje të punimeve, një në mes dhe një kur puna ka mbaruar…

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike belinda balluku damian gjiknuri inagurimi i hec koman belinda balluku damian gjiknuri inagurimi i hec koman

Sondazh

Poll

Politike 13 Prill 2019, 10:42

Protesta, Rama shtyn papritur vizitën në Katar

Tiranë– Kryeministri e ka shtyrë për të hënën vizitën në Katar, për të qenë në Tiranë gjatë protestës së opozitës. Ky është një vendim i marrë për shkak të info...