Politike

UBT pranoi ndërtimin e shkollës, Veliaj: Triumfoi arsyeja

13 Prill 2019, 10:03 Nga DOSJA
UBT pranoi ndërtimin e shkollës, Veliaj: Triumfoi arsyeja

Tiranë-  Pas tërheqjes së UBT-së e cila pranoi që shkolla 9-vjeçare të ndërtohet brenda kampusit universitar ka reaguar edhe kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.  Veliaj është shprehur se mirëpret vendimin e UBT-së dhe sipas tij është triumf i arsyes.

“Përshëndes vendimin e UBT për të mos penguar më shkollën “Nënë Tereza” në Kodër-Kamëz, një triumf i arsyes mbi histerinë politike! Por përfshirja e politikës në punë komunale dhe jetë akademike është ende një kërcënim për shoqërinë tonë! Beteja me dhëndurë e kunetër vazhdon”, shkruan Veliaj në twitter.

Universiteti Bujqësor i Tiranës pranoi që  shkolla 9-vjeçare“Nënë Tereza” në Kodër-Kamëz, të ndërtohet në të njëjtin vend të përcaktuar nga Bashkia e Tiranës dhe sipas projektit të hartuar prej saj.

Ky vendim u njoftua nga senati i UBT-së i cili theksoi se ndërtimi shkollës është një domosdoshmëri . (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

 

 

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike erion veliaj ndertimi i shkollës kodër kamëz vendimi i ubt-së erion veliaj ndertimi i shkollës kodër kamëz vendimi i ubt-së

Sondazh

Poll