Politike

Salianji në gjyq, avokati: Do thërrasim në gjykatë, Agron Xhafën, Taulant Ballën dhe Edi Ramën

13 Prill 2019, 14:02 Nga DOSJA
Salianji në gjyq, avokati: Do thërrasim në gjykatë, Agron

TIRANË- Avokati i ish-deputetit demokrat Ervin Salianji, Ledio Braho, thotë se në gjyqin që do të bëhet për çështjen “Babale”, pala mbrojtëse do të kërkojë që në gjykatë të thirret edhe kryeministri Edi Rama, krahas personave të tjerë të përfshirë në këtë çështje, si deputeti i PS, Taulant Balla.

I ftuar në studion e lajmeve në Fax News, Braho tha:
“Do jenë ish-drejtuesit e policisë. Do mundohemi ta thërrasim edhe Agron Xhafaj nëse i gjejmë një adresë të saktë pasi nuk e dimë ku ndodhet. Po ashtu do thërrasim edhe Taulant Ballën dhe të gjithë personat e implikuar dhe që dalin në përgjime lidhur me këtë çështje. Një nga kërkesat tona do jetë të thërrasim edhe Edi Ramën, pasi edhe Edi Rama është një nga personat që ka dijeni lidhur me këtë çështje”.

Gjykata vendosi ditën e djeshme që të marrë si të pandehur ish-deputetin Ervin Salianji.

Mbi Salianjin rëndon akuza e “kallëzimit të rremë” për audio-përgjimin Xhafaj-Veliu, ku Albert Veliu i njohur si Babale, pretendon se komunikon me vëllain e ish-ministrit Fatmir Xhafaj, me të cilin do kryente trafik droge. 

Pas vendimit të gjykatës, kryetari i PD, Lulzim Basha kërcënoi gjyqtarin duke thënë se kur “PD të vijë në pushtet, Vettingun do t’jua bëjmë publik”. 

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike audio-pergjimi xhafaj veliu babale edi rama ervin salianji ledio braho taulant balla audio-pergjimi xhafaj veliu babale edi rama ervin salianji ledio braho taulant balla

Sondazh

Poll

Politike 13 Prill 2019, 10:42

Protesta, Rama shtyn papritur vizitën në Katar

Tiranë– Kryeministri e ka shtyrë për të hënën vizitën në Katar, për të qenë në Tiranë gjatë protestës së opozitës. Ky është një vendim i marrë për shkak të info...