Politike

Ushtria në Rinas/ Vasili ngre pyetjen: Kush ia ‘ndali dorën’ qeverisë për 30 orë rresht

13 Prill 2019, 12:28 Nga DOSJA
Ushtria në Rinas/ Vasili ngre pyetjen: Kush ia ‘ndali

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar sërish për grabitjen e Rinasit, ku u vodhën 10 milionë euro. Në një postim në Facebook, Vasili shkruan se ushtria u fut në Rinas, vetëm 30 orë pas grabitjes së 10 milion euro.

Vasili ngre pyetjen pse qeveria e angazhoi ushtrinë në mbrojtje të Rinasit, pikërisht pas 30 orëve, pas grabitjes.  Ai ka komentuar gjithashtu edhe deklaratat e Lleshajt, ku u sshpreh se siguria Kombëtare e vendit nuk ka rënë.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit

Skandali!!Ushtria u fut ne Rinas vetem 30 ore pas grabitjes se 10 milion euro.PSE vetem pas 30 oreve??? Lleshaj tha: “U tha që është cenuar siguria Kombëtare, por edhe mund ta pranojmë këtë, por siguria Kombëtare e vendit nuk ka rënë. Qeveria mori masa të shpejta, të forta për të marrë nën kontroll, që ky aset i rëndësishëm i sigurisë së vendit, të mos përsëritet”. Ndersa Ministria e Mbrojtjes konfirmoi ne faqen e saj zyrtare se: “Prej mbrëmjes së të mërkurës, efektivë të Policisë Ushtarake bëjnë patrullimin e perimetrit të sigurisë së aeroportit”. Po per 30 ore rresht ne dore te kujt ishte Aeroporti??? Me qe qeveria do te fuste ushtrine,kush ja ndali doren per 30 ore rresht per ta bere???? Per 30 ore kush e kontrollonte sigurine kombetare te tronditur??? Per 30 ore avionet e linjave te ndryshme u ulen dhe u ngriten dhe mijra qytetare udhetuan permes rinasit kush e garantonte sigurine e tyre??? Eshte e qarte edhe per qytetarin me te fundit, qe futja e ushtrise ishte nje shoë ose ndryshe nje rrumpallë kriminale per te hedhur hi syve opinionit dhe kaq. Kur per 30 ore cdo gje vazhdonte normalisht ne Rinas dhe ushtri s’kishte gjekundi tregon qarte se ushtria u be ne menyre te turpshme pjese e nje farse te nje qeverie te kapur dhe te rene. Prokuroria te pakten hetimit te ketij turpi te shperdorimit te ushtrise nuk i iken dot. Ushtria u perdhos perfundimisht dhe padrejtesisht nga gangsteret e qeverise.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike petrit vasili ushtria ne rinas petrit vasili ushtria ne rinas

Sondazh

Poll

Politike 13 Prill 2019, 10:42

Protesta, Rama shtyn papritur vizitën në Katar

Tiranë– Kryeministri e ka shtyrë për të hënën vizitën në Katar, për të qenë në Tiranë gjatë protestës së opozitës. Ky është një vendim i marrë për shkak të info...