Politike

“Rinasi”/ Berisha publikon shkrimin e prestigjozes franceze: Grabitja e shekullit

13 Prill 2019, 08:54 Nga DOSJA
“Rinasi”/ Berisha publikon shkrimin e prestigjozes franceze:

TIRANË- Ish-kryeminsitri Sali Berisha ka reaguar sërish për grabitjen në aeroportin e Rinasit, ku u vodhën 10 milionë lekë.  Përmes një postimi në faqen e tij të “Facebook”, Berisha këtë herë ndan artikullin e gazetës “Le Courrier des Balkans”, ku shkruan se redaksia e kësaj gazete e konsideron grabitjen e 10 milionë eurove, si grabitjen e shekullit.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Grabitja e shkeullit!
I kujt eshte faji?!

Ky eshte titulli klamoroz per grabitjen e 10 milione eurove ne pisten e aeroportit te Rinasit me dt 9 prill 2019, me te cilen hapet gazeta Le Courrier des Balkans:

Albanie : « braquage du siècle » à l’aéroport de Tirana, à qui la faute ?
Le Courrier des Balkan; Par la rédaction | vendredi 12 avril 2019

Ne kete artikull redaksia e gazetes informon per ate qe ajo ne titull e quan grabitja e shekullit, vjedhjen me daten 9 prill ne pisten e avioneve te 10 milion eurove. Redaksia e gazetes shtron pyetjen kush e ka fajin per kete grabitje te shekullit dhe shkruan se per autoritetet shteterore shqiptare nga Edvini dhe gjithe te tjeret faji eshte i koncesionarit kinez nderkohe qe koncesionari hedh poshte keto akuza dhe pergjigjet se pergjegjesia e sugurimit te kompleksit eshte e policise shqiptare. Aeroporti eshte pjese e territorit te Shqiperise dhe jo e Kines dhe ligjerisht eshte ne mbrojtjen e policise se shtetit”

Me poshte redaksia e gazetes rendit serine e kater vjedhjeve te tjera nga viti 2015 gjer sot.

Ketu me poshte keni ne frengjisht te plote artikullin e gazetes Korrieri i Ballkanit. “shkruan Berisha.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gazeta franceze grabitja ne rinas le courrier des balkans sali berisha gazeta franceze grabitja ne rinas le courrier des balkans sali berisha

Sondazh

Poll