Politike

Nga xhirot me jaht tek Erdogani në Turqi, Rama shkon me Fugën në Greqi, pritet një darkë me Mitsotakis për detin dhe çës

15 Shtator 2020, 07:16 Nga DOSJA
Nga xhirot me jaht tek Erdogani në Turqi, Rama shkon me Fugën në

ATHINË– Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Greqi, ku edhe do të qëndrojë për dy ditë. Gjatë paradites, numri një i qeverisë shqiptare ka marrë pjesë në konferencën e organizuar nga revista prestigjoze “The Economist” nën cilësinë e kreut të OSBE-së. Më pas, Rama ka darkuar me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis. Ka qënë vetë Rama ai që ka postuar foto dhe video nga darka, ku është shfaqur i buzëqeshur krah homologut grek.  

Rama, ishte i shoqëruar nga këshilltari i tij për mediat, Endri Fuga, ka darkuar me palën greke. Ndërsa Mitsotaksis shoqërohej nga ministri i Jashtëm, Nikos Dendias. Po ashtu me palën greke ishte dhe Eleni Surani, shefe e zyrës diplomatike e Mitsotakis, dhe ish-ambasadore në Shqipëri. Mësohet se palët kanë zgjedhur që të konsumojnë një menu të lehtë, kryesisht me prodhime deti.

Si pjatë e parë kanë qenë meze të lehta me prodhime deti, ndërsa pjatë e dytë ka qenë Dental nga deti Jon me salcë vere, rozmarinë dhe borzilok, ndërsa për ëmbëlsirë Sorbeto dhe Mous çokollate ose krem parfe me akullore. Gjatë gjithë darkës është shërbyer verë e bardhë nga Santorini. Ndërkohë që nuk dihet se çfarë është folur mes palëve gjatë darkës.

Kryeministri shqiptar Edi Rama përpara se të mbërrinte në Athinë ditën e djeshme u takua dhe me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan. Lajmin e bëri të ditur vetë Rama në një postim që bëri në rrjetet sociale. Në qendër të diskutimit, sipas postimit të Ramës, ishin marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve, bashkëpunimi ekonomik në trajtimin e koronavirusit si dhe situata në Ballkanin Perëndimor.

“Me Presidentin e Turqisë, mikun e çmuar Rexhep Taip Erdogan, në një nga bisedat gjatë qëndrimit në rezidencën e tij verore në Marmaris, ku folëm gjerësisht për marrëdhëniet mes Shqipërisë e Turqisë, sfidën e kohës për fuqizimin e ekonomisë në kushtet e përballjes me Covid-19, ecurinë e bashkëpunimit dypalësh, si edhe situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor,”- shkroi Rama, ndërsa Dosja.al zbuloi disa orë më vonë se kryeministri ndodhej në jahtin e Erdogan e jo në rezidencën verore siç pretendoi. 

(A.K;F.G/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama kyriakos mitsotakis takimi i rames me mitsotakis edi rama kyriakos mitsotakis takimi i rames me mitsotakis

Sondazh

Poll