Politike

Po e lini Ramën për Vetëvendosjen? Shahini: VV ka bërë çdo gjë që në të mos vinin në politikë në Shqipëri…

14 Shtator 2020, 20:16 Nga DOSJA
Po e lini Ramën për Vetëvendosjen? Shahini: VV ka bërë

TIRANË– Në rrëfimin e parë mediatik pas zyrtarizimit të largimit të saj nga posti i ministres, Besa Shahini ka thënë për “Open” në Top Channel, se ajo nuk do të largohet nga qeveria e Edi Ramës për tu kthyer në Lëvizjen Vetëvendosje, si një ish-mbështetëse e saj.

‘Po, kam mbështetur Lëvizjen Vetëvendosje. Ka qenë një organizatë që ka artikuluar një të majtë të re dhe që ka artikuluar për Bashkimin Kombëtar. Por kur neve na erdhi oferta, VV ka bërë çdo gjë që në të mos vinin në politikë në Shqipëri.

Kur erdhi në qeveri hoqi dorë nga artikulimi i bashkimit kombëtar. Kjo më ka bërë skeptike për artikulimin e tyre për bashkim. Unë e di që nuk bëhet bashkimi me një marrëveshje, por kur heq dorë nga artikulimi atëherë nuk ndodh kurrë’– tha Shahini.

Pra ju nuk largoheni nga qeveria e PS, për tu bashkuar sërish më VV?- e pyeti Eni Vasili.

Jo, absolutisht jo!- tha Shahini.

E pyetur për plane të tjera ajo tha se: Do marr kohën se ku do angazhohem. do gjej formën për të kontribuar më shumë si këtu dhe në Kosovë.

Marrë nga Top Channel

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike besa shahini besa shahini

Sondazh

Poll

Politike 14 Shtator 2020, 20:12

TIRANË– Brunilda Cerraga, mësuese prej 26 vitesh në shkollën “Jeronim de Rada” ka shkruar një letër publike për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Velia...