Politike

Pedagogia Enriketa Papa: 70% e shkollave në vend pa ujë të pijshëm

14 Shtator 2020, 21:07 Nga DOSJA
Pedagogia Enriketa Papa: 70% e shkollave në vend pa ujë të

TIRANË– Pedagogia Enriketa Papa, eksperte pranë Partisë Demokratike ka ngritur disa problematika lidhur me hapjen e shkollave në vend, gjë që sipas saj e bën të vështirë aplikimin e protokollit sanitar.

Problemi kryesor për mua në parim është që nuk u diskutua me komunitetin e  prindërve nëse duhej apo shkolla apo jo. Këshillat e prindërve ekzistojnë, por jo të gjithë prindërve u është marr mendimi. Përsa i përket infrastrukturës, duket sikur realiteti është vetëm Tirana. Problematikat në sistemin infrastrukturor në të gjithë republikën janë të mëdha. Sistemi hidro-sanitar është me probleme, gati 70% e shkollave nuk janë me ujë të pijshëm. Barra që u ngarkohet prindërve duhet marr në konsideratë. Flasim për rroga shumë të ulëta dhe prindërit ngarkohen me kosto shtesë”, tha Papa duke folur për kostot për blerjen e maskave apo alkoolit nga prindërit.

Gjithashtu, specialistja pranë PD-së, tha se prindërit duhe të informohen mbi infrastrukturën dhe masat e brendshme që janë marr në shkollë.

“Një aspekt tjetër është mosvënia në dijeni e prindërve të infrastrukturës së brendshme të shkollës. Të shpërndahet një informacion mbi masat konkrete që janë marr në shkollë”, tha Papa.

Marrë nga Opinion.al

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike pedagogia enriketa papa pedagogia enriketa papa

Sondazh

Poll

Politike 14 Shtator 2020, 20:12

TIRANË– Brunilda Cerraga, mësuese prej 26 vitesh në shkollën “Jeronim de Rada” ka shkruar një letër publike për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Velia...