Politike

“Trajneri i ekipit bëri një ndërrim të fundit”/ Veliaj tregon se kush e largoi Besa Shahinin nga qeveria: Ishte vendim e

15 Shtator 2020, 05:58 Nga DOSJA
“Trajneri i ekipit bëri një ndërrim të fundit”/

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në emisionin “Real Story” në News24 komentoi largimin e Besa Shahinit si ministre arsimi në ditën e parë të vitit të ri shkollor.

Veliaj u shpreh se ky është një vendim ekskluziv i kryeministrit Edi Rama, i cili sipas tij, ka të drejtën e ndryshimeve. Ai theksoi më tej ndryshimet në qeverisë, para fushatës zgjedhore janë normale.

“Ky është një vendim ekskluziv i Ramës, siç është e drejta e Edi Rejës të ndryshojë skuadrën e tij. Më duket më se normale, që teksa futemi në fushatë, ata që s’do jenë pjesë e saj, të kalojnë stafetën te dikush që do jetë pjesë e fushatës. Besoj se secila prej ministreve tona të Arsimit, edhe Evisi që i uroj suksese, krahasuar me ata që s’kanë ndërtuar asnjë shkollë, janë dita me natën. Trajneri i ekipit tonë ka zgjedhur të bëjë një ndërrim të fundit të ndeshjes. Tentativa për të bërë gjëra ndryshe është gjithmonë e lavdëruar. Mund të dështojë, por të paktën nuk je kurrë pishman se dështove”, tha kryebashkiaku.

Kjo deklaratë e Veliajt vjen, pasi një ditë më parë kryeministri Edi Rama i dha lamtumirën ministres së Arsimit, Besa Shahini. Rama menjëherë dha lajmin se zëvendësuesja e Shahinit është Evis Kushi. Kjo e fundit, me vendim të kreut të qeverisë do të jetë tashmë në krye të Ministrisë së Arsimit.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike besa shahini erion veliaj besa shahini erion veliaj

Sondazh

Poll

Politike 14 Shtator 2020, 20:12

TIRANË– Brunilda Cerraga, mësuese prej 26 vitesh në shkollën “Jeronim de Rada” ka shkruar një letër publike për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Velia...